Berisha: Beteja e deputetëve do të vazhdojë gjer në ekstrem! Qytetarët mezi po presin

Berisha: Beteja e deputetëve do të vazhdojë gjer në ekstrem! Qytetarët mezi po presin

13:44, 30/10/2023
A+ Aa A-

Lideri demokrat Sali Berisha e theksoi përsëri sot se beteja e deputetëve të opozitës do të vazhdojë gjer në ekstrem. "Qytetarët mezi po presin", u shpreh ai gjatë konferencës për shtyp sot nga selia e PD-së/

"Së pari, - nënvizoi Berisha lidhur me qendrimin e mazhorancës ndaj opozitës në Kuvend, -  ai ishte një vendim antikushtetues, antiligjor, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me rregulloren e parlamentit. Akti i tyre i shëmtuar që fikën dritat, tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Së dyti, për të gjithë ata që kanë ABC-në, apo njohuritë më elementare matematike, afati kishte skaduar dje, kishte skaduar dje. Për ata që nuk kanë as moral as ligj, duhej shtrirë edhe sot.

Por një gjë po të them, çfarëdo vendimi të marrin, po nuk restauruan një më një të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament, ajo betejë do të vazhdojë gjer në ekstrem.
Këtë ta kenë shumë të qartë! Ne jemi në një betejë pa kthim. Shohim që ka një insistim të madh nga qytetarët, mezi po presin. Ua them unë. Ndaj dhe do vazhdojmë këtë betejë." u zotua ai.

Ndërkohë, po sot u mësua se Kuvendi ndryshoi qendrim dhe vendosi të lejojë hyrjen në seancën plenare pasdite të mbi 20 deputetëve të opozitës që ishin përjashtuar 10 ditë për protestën e zhvilluar në seancën e fundit, më 19 tetor.

Sipas përllogaritjeve të sakta, këta deputetë sot duhej të ishin në seancë pasi afati "i dënimit" u kishte përfunduar, por një urdhër i habitshëm arbitrar nga Kuvendi që u dërgua me mesazh, thoshte se nuk do të lejoheshin.

Ai urdhër u kundërshtua publikisht dhe të 23 deputetët e opozitës e shprehën vendosmërinë qartazi se më 30 tetor do të hynin patjetër në seancë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco