Berisha: Bajrët kishin një anëtar të kryesisë së PS me vete, policia i shoqëronte kudo! SPAK është pjesë e bandës

13:23, 30/10/2023
A+ Aa A-

Në vazhdën e denoncimit që kryetari i opozitës, bëri sot para mediave, duke shfaqur filmime të aktivitetit të bandës së Bajrave në Shkodër ditën e zgjedhjeve vendore, 14 maj 2023, në mbështetje të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, z. Sali Berisha akuzoi hapur se "SPAK-u është pjesë e Bajrëve".

"Oficeri dhe prokurori që i arrestuan, tani janë jashtë detyre, - vërejti Berisha. - SPAK-u është pjesë e Bajrëve. Ne mund të bëjmë padi, ke të drejtë, por SPAK-u është pjesë e Bajrëve. Një oficer policie në Shkodër, trim, dhe një prokuror vendosën t’i arrestojnë dhe i arrestuan. Të dy janë jashtë detyre sot, për krimin që kryen, se arrestuan një superkriminel që kishte vrarë një vajzë të re në gjumë. Por vrasjet e tyre janë një seri e  pafundme, siç keni lexuar dosjen Metamorfoza. Ata ishin vrasës me etje të pashuar për të vrarë."

"Bajrët kishin një anëtar të kryesisë së PS me vete. Ai i shoqëronte kudo"

Më tej, Berisha shtoi: "Nuk e pyet kush përfaqësuesin tonë aty.  Aty çdo gjë ishte e përcaktuar nga Bajrët. Ata kishin një anëtar të kryesisë së PS me vete. Ai i shoqëronte. Ata i prisnin komisionerët e PS, në praninë e tyre u thoshin që Bajrët janë me ne dhe këtu Bajrët bëjnë ligjin.

Ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që ofruan këto pamje se nuk i patëm në fillim këto. Ne e denoncuam, nëse u kujtohet se autokolona e Bajrëve me makina të blinduara po qarkullonin kudo në qytetin e Shkodrës.

Por dokumentet duheshin. Tani siguruam këto dokumente, më vonë mund të sigurojmë të tjera dokumente, mund të na i japin. Por kjo është historia e mandatit të Shkodrës."

Berisha: Policia dhe Bajrët janë një. Ju e patë që policia i shoqëronte. Një makinë policie ishte me ta

 

"Kamerat nuk janë në asnjë mënyrë të policisë. Policia dhe Bajrët janë një. Ju e patë që policia i shoqëronte. Një makinë policie ishte me ta.

Por kamerat sigurisht që janë të bizneseve përreth, por edhe të qendrave të votimit, por nuk janë marrë nga qendrat e votimit.

Janë filmime të ofruar anga njerëz me guxim që kanë dashur të ndihmojnë, të bëjnë transparencën.

Nuk janë të policisë, policia ishte me ta.

Ne kemi kërkuar kamerat, me detyrim nuk janë marrë. Sikundër kemi treguar mirëkuptim ndaj atyre që nuk kanë fuxuar të japin  kamerat.

Sepse Bajrët janë një strukturë parashtetërore, e cila mbështetet direkt nga kryeministri. Ka lidhje direkte intensive me Taulant Ballën".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco