Pas paralajmërimit të opozitës, tërhiqet mazhoranca. Anulon vendimin e përjashtimit të 23 deputetëve

Pas paralajmërimit të opozitës, tërhiqet mazhoranca. Anulon vendimin e përjashtimit të 23 deputetëve

13:12, 30/10/2023
A+ Aa A-

Mësohet se mazhoranca është tërhequr nga përjashtimi i 23 deputetëve të opozitës.

Burimet bëjnë me dije se Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anuluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.

“Të nderuar kolegë,

Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar.” - mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco