KAFE SHQETO/ Deklaratat skandaloze/ Ersi Nishani: Krichbaum foli në emër të askujt

KAFE SHQETO/ Deklaratat skandaloze/ Ersi Nishani: Krichbaum foli në emër të askujt

09:45, 30/10/2023
A+ Aa A-

Për të folur në lidhje me deklaratat skandaloze të Gunther Krichbaum, deputet i Bundestagut gjerman dhe zëdhënës i grupit të CDU/CSU në Parlamentin Europian, i cili sulmoi dhe akuzoi publikisht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, Ersi Nishani, i cili ushtron profesionin e mjekut në Gjermani. Nishani u shpreh se zoti Krichbaum foli në emër të askujt dhe se deklaratat e tij ishin shumë indinjuese për të gjithë shqiptarët. 

Nishani: Është në fakt shumë indinjuese për të gjithë ne shqiptarët që jetojmë në Gjermani që kontribuojmë në jetën e përditshme në Gjermani, që një person tek e fundit paguhet nga taksapaguesit gjermanë, përfshirë dhe ata shqiptarë që jetojnë në Gjermani, vjen në Shqipëri në emër të askujt, vetë si person, sulmon atë që është e vetmja opozitë në vend. E kam ndjekur me shumë detaje fjalimin e zotërisë, atë për konferencën për shtyp që dha, pashë disa probleme që ky zotëria po artikulonte. 

KAFE SHQETO: Para se ta arrijmë tek detajet e deklaratës absolutisht misterioze të zotit Krichbaum, le të bëjmë një hap pas. Asnjë personalitet politik ndërkombëtar nuk ka arritur të artikulojë ndaj kreut të opozitës asnjë koment. Nuk e ka bërë Gabriel Escobar, departamenti për të cilin punon e ka konsideruar non-grata, nuk e ka bërë Anglia, Italia, Gjermania, Franca, të cilët nëpërmjet përfaqësuesve të tyre kanë pasur ura komunikimi të hapura edhe me Rithemelimin në kohën kur nuk ishte ende e paqartë. Pse një personalitet politik evropian arrin mbi të gjitha po të kemi pasur faktin që Krichbaum është i hershëm në marrëdhënien e tij me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës që 2017 kur sugjeroi se duhet djegur mandati, tha që do t'i mbështeste në braktisjen e zgjedhjeve lokale? 

Nishani: Nuk e di sepse ky individ bën këto deklarata. Thjesht kam parë aludime në media se paska lidhje me Bashën. Pastaj Basha e paska akuzuar për lidhjen me Ramën, nuk di të them pse është ky person që bën këto aludime, megjithatë ajo që di të them unë, për mua si një qytetar që jetoj këtu në Gjermani që jam simpatizant i CDU-së, siç janë dhe shumë shqiptar të tjerë këtu, është e pakuptueshme, indinjuese, dhe ajo që mua më tremb është që zotëria vjen dhe i bën të gjitha deklarata në emër të vet, por vjen si një person që është Sekretari për Europën, i partisë CDU, nuk është një person që thjesht mund të vijë aty dhe të flas në emër të vet. Ai po erdhi, duhet të flasë dhe në emër të partisë, megjithatë nuk ka asnjë qëndrim të CDU-së. 

Ndiqni intervistën e plotë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco