Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Xhaferri: Zoti Gjata, studentët nuk janë aty për pazar, por për miratimin e kërkesave të tyre!

Xhaferri: Zoti Gjata, studentët nuk janë aty për pazar, por për miratimin e kërkesave të tyre!

09:20, 30/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Pas bojkotit që ka hyrë në javën e 5, duket se qeveria është dorëzuar dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata po pret një përfaqësi të studentëve të mjekësisë. 

Zotit Gjata i kërkoj që me studentët të mos tentojë të bëjë Pazar, por të bëhet zëdhënës i kërkesave të tyre të drejta. 

Kjo qeveri duhet të heqë dorë nga pengmarrja e këtyre të rinjve, që nesër do kenë në dorë fatin e sistemit tonë shëndetësor.

Reaktori i Universitetit të Mjekësisë dhe pedagogët e këtij universitetit tek këta të rinj  duhet të shohin veten e tyre dhe fëmijët e tyre, e nuk duhet të pranojnë të bëhen palë me një qeveri, vizioni i së cilës shkaktoi dramën e hemorragjisë së bluzave të bardha.
 
Këta studentë kanë mbështetjen tonë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre dhe zëri i tyre nuk do të bjerë në vesh të shurdhër.
 
Studentët e mjekësisë janë drejt fitores së betejës së tyre dhe shembulli i tyre duhet ndjekur edhe nga studentët e degëve të tjera për çdo padrejtësi që ato hasin në sistem. 

Janë studentët ata që dridhin themele regjimesh, ndaj secili prej nesh duhet të jetë në mbështetje të atyre djemve dhe vajzave, pasi kush ka qënë njëherë student është gjithmonë student!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco