Në emër të kujt po mashtrojnë Krichbaum dhe Basha?

Në emër të kujt po mashtrojnë Krichbaum dhe Basha?

14:01, 29/10/2023
A+ Aa A-

 

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, doli në një konferencë për shtyp, ku në mënyrë skandaloze vendosi të flasë në emër të parlamentit gjerman. Akoma më shumë, ai foli edhe në emër të PPE.

Gazetarët e kryqëzuan gjatë konferencës, ku ai u shfaq jo vetëm i painformuar për situatën, por edhe dezinformues.

Megjithatë, mediat e qeverisë i bënë jehonë gjerësisht komenteve të një ligjvënësi gjerman.

Sipas tyre, Gjermania ka dalë në krah të Lulzim Bashës dhe po mban qëndrime të rrepta kundër Berishës.

Madje me këtë ide, njerëzit e Lulzim Bashës po e shëtisin nëpër vend, duke e çuar edhe në Shkodër, si një shenjë se Gjermania po flet qartë.

Ky është një mashtrim i trashë.

Nuk është nevoja të themi se Krichbaum e ka parë se vetëm dy a tre njerëz i shkojnë Bashës.

Por mashtrimi qëndron se ai flet në emër të Gjermanisë. Ai nuk flet përveç në emër të vetes.

Vizita e tij nuk ka asnjë raportim dhe asnjë njoftim as brenda CDU, le më të shkojë aq larg sa të jetë ai zëri i Gjermanisë dhe i PPE.

Këto manipulime nuk i ha askush që ka dy pare mend.

Por ato shërbejnë për të shërbyer si tymuese, pikërisht tani që beteja e opozitës kundër Edi Ramës ka hyrë në fazë të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco