100 vjetori i shtetit turk, Osmani uron Erdoganin: Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë

100 vjetori i shtetit turk, Osmani uron Erdoganin: Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë

10:02, 29/10/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Osmani në një postim në platformën ‘X’ ka shkruar se Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë.

‘Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, e uroj sinqerisht Presidentin Recep Tayyip Edrogan dhe popullin turk. Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe për shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë’, ka shkruar Osmani.

Dita e Republikës, është një festë publike në Turqi që përkujton shpalljen e Republikës së Turqisë, më 29 tetor 1923.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco