Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Ku ndodhet Meta? Gjokutaj: Përfshirja e tij në këtë betejë do ishte e tepërt

Ku ndodhet Meta? Gjokutaj: Përfshirja e tij në këtë betejë do ishte e tepërt

19:32, 28/10/2023
A+ Aa A-

Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar sot se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa është shprehur se përfshirja e Iliri Metës në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjokutaj shprehet se ndaj Metës janë aktivizuar persona me të kaluar të dyshimtë për t’i përpiluar kallëzime, por shton se nuk është marrë në pyetje dhe se nuk flitet për ndonjë letërporosi.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepërt dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi.

Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco