Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Nesho: BE i ka bërë lëshime Serbisë edhe pse është një satelit i Rusisë

18:11, 28/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci për të komentuar situatën mes Serbisë dhe Kosovës ishte ambasadori Agim Nesho.

Nesho është shprehur se Serbia ka shfrytëzuar situatën gjeopolitike dhe BE ka bërë lëshime për shkak të luftës që po ndodh në Ukrainë.

"Takimi  i bërë në Bruksel ishte një arritje pasi përfshinte tre palë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre në këtë situatë të re me kushte të reja gjeopolitike. Janë të tilla për arsye për vetë konfliktit në Ukrainë që ka marrë përmasa të mëdha dhe Rusia nuk do të qëndrojë deri këtu por do të shtrihet deri në zemrën e Europës kjo nga deklaratat e nacionalistëve serb.

Shtimi i problematikave dhe konflikteve kudo në botë që nga Nargnio Karabak dhe konflikti në Lindjen e Mesme, për BE ishte e domosdoshme që asnjë konflikt i tillë të zhvillohet në europë dhe të heqë vëmendjen nga konfliktet e tjera dhe mundësia që Ukraina të dalë fituese nga lufta me Rusinë dhe duhet të përkrahur nga të gjitha vendet e perëndimit kjo nisur dhe nga siguria në të ardhmen ndaj një vendi si Rusia.

Ata nuk vendosen sanksione ndaj Serbisë pasi që është  një satelit i Rusisë vazhdon me politika e saj me Kinën dhe potencialisht  një vend që mund të provokojë gjithmonë dhe duke e ditur që vetë Serbia nuk kërkon që të futet në BE  dhe trajtimi i tillë ka qenë brenda konjekturave dhe pragmatizmit për ta trajtuar si të tillë në këtë konflikt. Serbia në pikëpamje në këtë treshe e ka të pamundur të shkëputet nga BE për shkaqe ekonomike dhe financiare."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco