Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Si heshti Altin Dumani ndaj dokumentave që iu dorëzuan nga opozita për Alberto Presezzi-n

Si heshti Altin Dumani ndaj dokumentave që iu dorëzuan nga opozita për Alberto Presezzi-n

16:23, 28/10/2023
A+ Aa A-

Në datën 18 tetor 2023, dy ditë përpara se të zhvillohej takimi pranë agjensisë së pasurive të sekuestruara me pronarët e inceneratorit të Tiranës, Belind Kelliçi i dërgoi një informacion të detajuar drejtuesit të SPAK Altin Dumanit. Në shkresën të cilën po e bëjmë publike sot Kelliçi i jep informacion të detajuar Dumanit sesi shtetasit Alberto Presezzi dhe të tjerë kanë mashtruar në deklarimet e tyre përpara prokurorëve Italianë. Ata kanë gënjyer për takimet e kryera në disa shtete mes aksionerëve.

Bashkëlidhur asaj shkrese Këlliçi i ve në dispozicion SPAK shkresën e parë me të cilën ka filluar e gjithë procedura për dhënien e koncensionit për inceneratorin e Tiranës, shkresë që prokurori i dosjes Arben Kraja nuk e ka gjetur në Ministrinë e Mjedisit dhe as nuk është munduar ta kërkojë në Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi informoi Dumanin duke i vënë në dispozicion edhe komunikim shkresor midis ministrit Lefter Koka dhe Arben Ahmetaj, ku Koka garanton Ministrin e financave që kompania do të investojë me kapital aksioner 100.5 milionë euro pasi njëri nga investitorët ishte Paul Wurth Italia. E vërteta qëndron ndryshe pasi kompania e huaj është përdorur thjeshtë si “presta nome” pasi është larguar si aksioner pa u mbyllur viti 2017. Për më gjatë, sot, po ju vendosim në dispozicion shkresën.

Theksohet pika që bashkëpunëtorët e këtyre janë njerëz nën hetim dhe në Shqipëri si të lidhur me NDRAHGETA-n

Ish deputeti Kelliçi kërkon urgjent anullimin e kësaj kontrate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco