Kaso: GJKKO duhej të kishte ndjekur precedenti Tahiri me Berishën

Kaso: GJKKO duhej të kishte ndjekur precedenti Tahiri me Berishën

15:31, 28/10/2023
A+ Aa A-

Juristi Ivi Kaso tha për “FactCheck” se GJKKO nuk ka vepruar drejt në lidhje me veprimet që ka ndërmarrë ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe se duhej të ishte ndjekur precedenti Tahiri.

Duke vijuar më tej, Kaso tha se me vendimin e SPAK, që është ratifikuar nga GJKKO, liria e deputetit Berisha është asgjësuar, gjë që shkel qartë Kushtetutën.

“Kushtetuta në këtë pikë është e qartë, neni 73 i Kushtetutës, por dhe neni 38 i Kushtetutës që duhen lexuar bashkërisht diktojnë detyrimin për organin procedues, në këtë rast për SPAK-un në radhë të parë dhe më pas për gjykatën kompetente GJKKO për t’iu drejtuar Parlamentit për të marrë autorizimin e përkatës në çdo rast thotë Kushtetuta që cenohet në çfarëdolloj forme liria e deputetit. Liria e deputetit, përkundër asaj çka mund të pretendohet në seancë që kufizimet e kësaj natyre janë proporcionale dhe nuk është se ia heqin drejtpërsëdrejti lirinë deputetit, neni 38 i Kushtetutës, pika 2 është mjaft i qartë kur bën fjalë për lirinë  e çdo shtetasi për të lëvizur në mënyrë të lirë edhe jashtë vendit. Kjo liri, me këtë vendim të SPAK të ratifikuar nga GJKKO me këtë masë shtrënguese personale është asgjësuar dhe nuk është vetëm kufizuar”.

“Sikur edhe vetëm për këtë arsye, për të mos folur për precedentët e mëparshëm që ka pasur organi procedues, që ka pasur vetë Kuvendi si në rastin e Saimir Tahirit dhe në rastet e tjera analoge. Ka të paktën një precedent, ka më shumë se një precedent. Nëse shohim rastin e vendimmarrjes së Kuvendit në rastin e dhënies së autorizimit për  heqjen e imunitetit të Tahirit për të kufizuar lirinë e tij në raport me masat shtrënguese që kishte kërkuar Prokuroria, është organi më i lartë Kuvendit që i njeh të drejtën vetes për të dhënë autorizimin edhe për kufizimin e daljes jashtë vendit edhe për detyrimin e paraqitjes”.

Kaso thotë se Malltezi nuk ka mbajtur kurrë një funksion publik dhe nuk mund të lidhet me veprën penale “korrupsion pasiv apo aktiv”.

“Sipas pretendimit të Prokurorisë që ende nuk është një akuzë penale e mirëfilltë pasi ende nuk është ngritur një akuzë formale nga SPAK të dy janë korruptuar dhe të dy në bashkëpunim sipas SPAK kanë kryer akte që përbëjnë shkelje që ata e klasifikojnë korrupsion pasiv.

Malltezi nuk ka mbajtur kurrë një funksion publik dhe nuk mund të lidhet asesi me një vepër të tillë, korrupsion qoftë aktiv, qoftë pasiv që është prerogativ për personat që mbajnë funksione publike. Berisha nuk akuzohet për asnjë firmë të vetme në cilindo nga procedurat. Nuk ka asnjë episod të vetëm që te këtë një firmë të Berishës që të ketë favorizuar familjarët apo dhëndrin e vet”.

Më tej Kaso tha se në një kohë të caktuar shkeljet e rënda lidhur me këtë çështje do të marrin përgjigje nga Kushtetuesja.

“Shkeljet e rënda kushtetuese me të cilat është karakterizuar y proces që nga fillimi i tij dhe vijojnë dhe sot besoj se në një kohë të caktuar do të marrin përgjigje dhe nga GJK. Po legjitimojmë precedentin më të rrezikshëm në këtë vend, atë të shkeljes së njëpasnjëshme të urdhërimeve Kushtetuese dhe nuk mundet asesi të legjitimohen precedentë në të cilën ligji më i lartë i Shqipërisë të nëpërkëmbet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco