Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

SYRI.TV/ 'Gjykata e Lartë e ka marrë vendimin për PD' - Deputeti gjerman gënjeu apo zbuloi skandalin?!

13:56, 28/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti gjerman i CDU/CSU, Gunther Krichbaum gënjeu publiksht shqiptarët, ose zbuloi skandalin se si është e kapur drejtësia, e konkretisht Gjykata e Lartë. Pas takimit me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, Krichbaum deklaroi para gazetarëve se Gjykata e Lartë e ka marrë vendimin për Partinë Demokratike, në një kohë që kjo ende nuk ka ndodhur. I replikuar nga gazetarët për sulmet e ndaj Sali Berisha, Krichbaum nuk nguroi që të akuzonte kryedemokratin ndërsa një gjë të tillë nuk e ka bërë ende as SPAK.

SYRI.TV

Deputeti gjerman i CDU/CSU, Gunther Krichbaum, i konsideruar aktualisht si mik nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, e që dikur po nga Rama e Basha akuzohej si i blerë dhe i kapur ka dalë para gazetarëve, duke mbajtur një qëndrim sulmues karshi kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, dhe vlerësime për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Krichbaum ka shtangur gazetarët me deklaratat e tij, të cilët i janë kundërvenë me pyetje, duke i vënë në dukje se po fliste një realitet që nuk ekziston.

Ndërsa fliste për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, Krichbaum zbuloi dhe konfirmoi edhe vetë kapjen e drejtësisë. I pyetur nga gazetarët se përse po tregohej i njëanshëm për situatën e opozitës, Krichbaum zbuloi një vendim të Gjykatës së Lartë për çështjen e PD, i cili deri më tani nuk ekziston, por pas takimeve me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, Krichbaum e kishte mësuar.

Por ky vendim, të paktën deri më tani nuk është marrë, aq më pak ti jetë komunikuar qytetarëve shqiptarë. E kjo deklaratë, pakujdesi apo e qëllimshme nga ana e Gunther Krichbaum zbuloi një pazar të rrezikshëm në kurriz të shqiptarëve dhe konfirmoi funksionimin politik të Drejtësisë, ku vendimin e mëson edhe Krichbaum ende pa e marrë trupa gjyqësore, e për këtë flet me siguri.  

Por ndërsa Krichbaum vijonte sulmet ndaj Berishës, e në mbrojtje të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ishin sërish gazetarët ata që i kujtuan se po e cilësonte Berishën si të akuzuar, ndërkohë që këtë nuk e ka bërë ende as SPAK, e madje duke i renditur edhe procedurat e kapjes së PD, që sollën një dëm të madh të opozitës.

Ndërsa deputeti gjerman ishte i qartë në qëndrimet e tij, ku për çdo pyetje përgjigja ishte e njëjtë, gazetarët nuk ngruan sërish ti sjellin në vëmendje edhe vullnetin e shqiptarëve në zgjedhje, por sërish për Krichbaum kjo kishte pak rëndësi.

Ndërsa prej dy ditësh ndodhet në Shqipëri për takime, Gunther Krichbaum, nuk kishte një përgjigje konkrete se cila ishte cilësia e tij dhe me çfarë statusi po kryente këtë vizitë, ndërsa prezantohej si deputet i CDU-CSU.

Gunther Krichbaum është një prej deputetëve gjermanë, që ka qenë vazhdimisht në qendër të denoncimeve nga të gjitha kampet e politikës shqiptare. Fillimisht ishte Edi Rama, i cili akuzonte Lulzim Bashën se e kishte kapur skutave për të dëmtuar shqipërinë. E më pas ishte Lulzim Basha, i cili akuzoi Edi Ramën, se nëpërmjet favoreve financiare e biznesi po blinte Krichbaum për të zbutur qëndrimet e tij kritike. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco