Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Berisha: Kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, pa autorizimin e parlamentit!

Berisha: Kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, pa autorizimin e parlamentit!

12:20, 28/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka nisur këtë mesditë, një bashkëbisedim direkt me qytetarët nëpërmjet rrjetit social Facebook lidhur me procesin politik të nisur drejt tij.

"Unë jam para jush së pari për t’u përgjigjur çdo pyetje tuaj për çdo gjë që dëshironi", tha Berisha në nisje të bashkëbisedimit, duke bërë në fillim një deklaratë të shkurtër.

"Siç jeni informuar, në një akt të paprecedent në ndonjë vend tjetër, - tha Berisha. - kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar plotësisht prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit.

Ndaj tij, gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, skapistët e kontrolluar plotësisht prej tij, vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaportën.

Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me disa nene të Kushtetutës, por më specifik me nenin 73, pika dy, në të cilin sanksionohet se deputeti nuk mund të arrestohet, nuk mund t’i kufizohet në asnjë lloj formë liria e tij, nuk mund të kontrollohet pa autorizimin e parlamentit.

Mbi bazën e këtij neni të mbartur që në fillimet e pluralizmit, gjer sot asnjë deputet nuk ka pasur sanksione nga prokurorë apo gjykatës pa autorizimin e parlamentit.

Në rast se u kujtohet, ka qenë rasti Bllako, rasti Tahiri e shumë të tjera.

Kjo do të thotë se Edi Rama, Kushtetutën e zbaton për miqtë e tij, për deputetët e tij, dhe jo për deputetët e opozitës që i ka armiq në konceptet e tij mjerane.

Pra, një nen i Kushtetutës që vlen për hajdutë si Alqi Ballako, trafikantë si Saimir Tahiri, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës, Sali Berishën.

Kjo demonstron në mënyrën më flagrante karakterin tmerrësisht politik të këtij procesi të ndërmarrë nga Edi Rama me frikën e tmerrshme se opozita nisi 10 ditë më parë në parlament, betejën pa kthim."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco