Aksi Korçë - Pogradec, ndalohet furgoni me refugjatë, arrestohet grupi i trafikantëve

Aksi Korçë - Pogradec, ndalohet furgoni me refugjatë, arrestohet grupi i trafikantëve

10:02, 28/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Korçës, në vazhdën e goditjes së veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE, zhvilloi një operacion të koduar si "Midnight 22".

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga Alvin Dylgjeri,38 vjeç; Anxhelino Dobra, 37 vjeç; Mandi Hysa, 43 vjeç dhe Bledar Gurra, 45 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të Qafë Plloçës, kur Policia ka ndaluar furgonin e drejtuar nga Bledar Gurra dhe me një pasagjer në krah, Mandi Hysën.

Gjatë kontrollit u zbuluan 10 emigrantë të paligjshëm, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesës me synim shtetet e BE-së.

Në vijim u arrestuan dhe dy personat e tjerë, Anxhelino Dobra dhe Alvin Dylgjeri që u panë në afërsi të fshatit Çiflig të Korçës në një “Benz” dhe doli se ishin bashkëpunëtorë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar tek 38-vjeçari Alvin Dylgjeri u gjet një sasi e vogël kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco