Afera e inceneratorëve/ Presezzi bën të paditurin, por pranon njohjen me Zoton e Mërtirin

20:54, 27/10/2023
A+ Aa A-

Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe deputetin e mazhorancësm Alqi Bllako, mund të konsiderohet si skandali më i madh i 32 viteve demokraci në Shqipëri.

Krahas të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim për këtë aferë, dy nga emrat më të përfolur janë biznesmeni Italian Alberto Presezzi dhe ai shqiptar Miliad Lopa. Madje të dy këta u denoncuan tetë muaj më parë edhe nga ish ortaku i Presezzit në një intervistë për Piranjat.

Menjëherë pas kësaj interviste, Presezzi bëri kallëzim ndaj Piranjave, çështje që u pushua nga gjykata, ndërsa zoti Lopa na shkruajti disa herë, duke kërkuar të intervistohej nga ne.

Akuzat e Longinottit mbeten të pa faktuara për sa kohë asnjë prokuror i SPAK nuk merr mundimin që ta thërrasë në cilësinë e dëshmitarit. Ndërkohë deklarimet e Presezzit në SPAK janë bërë publike.

Bazuar në këto deklarime që kanë rrjedhur nga SPAK në media, duket se biznesmeni Italian nuk njeh asnjeri, saqë nuk di as se kush e paska regjistruar si ortak. Gjithashtu në dëshminë e dhënë ai ka deklaruar se ishte ortak i fjetur i inceneratorit të Tiranës, dhe do të bëhej aktiv vetëm pasi të investonte së bashku me kompaninë zvicerane ICARE shumën prej 100 milion eurosh.

Para disa ditësh Alberto Presezzi i shoqëruar nga përfaqësuesi i tij Miliad Lopa aksionerët e kompanisë ‘Geogenix BV’, mund të supozohet se shkuan për të deklaruar shumën prej 100 milion eurosh, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës. Aktualisht ky i fundit po administrohet me urdhër të SPAK-ut nga AAPS.

Presezzi deklaron se për shkak se ato janë aksionerë të fjetur, ai dhe zviceranët e ICARE nuk kanë asnjë rol në kompani, nuk e dinë se si menaxhohet dhe kush i cakton drejtorët e ‘Geogenix’, pavarësisht se zotërojnë shumicën e aksioneve. Ai thotë se nuk e di se ku përfundojnë të ardhurat e përfituara nga koncesionari i Sharrës. Por megjithatë nuk i mohon njohjet Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Ai është aksioner me rreth 40% të kompanisë ‘Geogenix’, e cila është mëma e kompanisë ‘Integrated Energy BV SPV’, e cila ka nën administrim landfillin e Tiranës, ndërsa Miliad Lopa është bashkëpunëtori i tij.

 Çudia në këtë histori është se kur çdo gjë ishte në rregull dhe askush nuk e kontestonte kontratën e inceneratorit të Tiranës, dhe investimi në këtë objekt ishte vërtet një goditje në shenjë, Presezzi nuk paska dashur të rrezikonte 100 milion euro për t’u bërë pronar i një koncesioni me vlerë 430 milion euro.

Ndërsa sot që inceneratori është sekuestruar nga SPAK dhe 100 milion eurot mund t’i humbasë dhe të përfundojnë në buxhetin e shtetit shqiptar, Presezzi po i lutet autoriteteve që t’i sjellë? Dhe mos harrojmë se ka një rrezik serioz që inceneratori I Tiranës të sekuestrohet definitivisht nga shteti.

A t’i besojmë sinqeritetit të Presezzit apo të dyshojmë se ka një garantor nga pas që i jep siguri se 100 milion euro janë të sigurta?!

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco