Zbardhen diskutimet/ Berisha: Do të ketë protesta të njerëzve të revoltuar

Zbardhen diskutimet/ Berisha: Do të ketë protesta të njerëzve të revoltuar

20:48, 27/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Berisha gjet diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është shprehur se nuk do të ketë më protesta si deri më tani, por protestë e njerëzve të revoltuar.

Fjala e Berishës:

Kam fol kundër korrupsionit gjithmonë.

Këtë herë kemi edhe problemin e votës. Duhet të sakrifikojmë që shqiptarët të votojnë të lirë, sepse me Ramën s'ka zgjedhje te lira.

Duhet të votojmë të lirë.

Ata që motivohen nga kjo, janë njerëzit e veprimit politik.

PD ka bërë 32 vite beteja.

Rama e ka shumëzuar me zero grupin parlamentar. S'ka ndodh kurrë në histori.

Dialogu ynë duhet të jetë thellësisht politik.

Misioni ynë është për Shqipërinë. Me Ramën s'ka vote të lirë.

Rama manipulimet e bëra në zgjedhjet lokale, do t'i shtojë për zgjedhje parlamentare.

Duhet të qëndrojmë fuqishëm te kauza politike.

Kjo është koha e guximtarëve.

Nuk do të ketë më protesta si deri më tani, por protestë e njerëzve të revoltuar.

Kjo betejë është vendimtare për Shqipërinë, shqiptarët votojnë të lirë.

Ne e bëmë ndryshimin dhe në 2005.

Ne duhet të jemi politik, ne besojmë tek idealet tona.

Të ngrihemi deri kur te fitojmë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco