Berisha: Opozita, shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Vetëm ne, jemi ata që sot po luftojmë për ta

Berisha: Opozita, shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Vetëm ne, jemi ata që sot po luftojmë për ta

20:41, 27/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se opozita është shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve.

Sipas Berishës, vetëm deputetët e opozitës kanë ata që sot po luftojnë për shqiptarët.

Berisha: E ashtuquajtura aleancë e qelbësirave me në krye kreun e saj, u krijua për të rrëzuar Sali Berishën.

Kjo aleancë qeverisi për 10 vite Shqipërinë, prandaj jemi katandisur kështu.

Imagjinoni për një moment një aleancë të atyre që e duan Shqipërinë, një aleancë të idealistësve, çfarë mund të realizojë kjo lëvizje unike për shumë pak kohë.

Për të arritur deri këtu, ne duhet të tregohemi së pari të denjë, të konsolidojmë bashkimin e PD, gjë që për hir të vërtetës ka ndodhur.

Të japim prova se e kemi me seriozitetin më të madh këtë betejë.

Nga këtu të hapim portat për të mirëpritur në familjen tonë frontin opozitar më të madh që ka parë Shqipëria.

Kjo aleancë do tregojë më në fund se tranzicioni iku nga Shqipëria, që më në fund lamë pas mentalitetin komunist dhe përqafuam mentalitetin europian, ku në diversitet ne bashkohemi për interesin kombëtar, që reagojmë ndaj padrejtësive, që i dalim zot kombit.

Kjo do ndodhë. Kjo është e pashmangshme.

Edi Rama e ka kuptuar këtë prandaj dhe arrin në akte të dëshpëruara për të ndaluar këtë vrull, këtë hov, këtë aleancë.

Tentoi të më asgjësojë politikisht me McGonigal, për të parandaluar këtë, dësjhtoi brutalisht se fati i favorizon idealistët.

E patë se si çdo denoncim i doli i vërtetë kur arrestuan McGonigal. Tani po tenton burgosjen dhe qëndrime të tjera.

Edhe njëherë i kujtoj këtu se gjyqi i shekullit e pret para Sali Berishës dhe demokratëve shqiptarë.

Para se të ezauroj këto mjete, ai dhe çdo njeri duhet ta ketë të qartë dhe të mos harrojë se idealet as nuk shpallen non-grata, as nuk burgosen, as nuk vriten.

Prandaj aleanca e idealeve e këtij fronti opozitar, do shpëtojë Shqipërinë.

Miq, edhe njëherë u bëj thirrje, mos u shpërqendroni nga dacibao e Ramës.

Shqipëria sot është një vend i përlotur, kombi është i përlotur se ka humbur 35 përqind të bijve të saj në 10 vite. Sot jemi komb i përlotur se pluralizmi është shkatërruar. Jemi kombi i përlotur se të rinjtë këtu nuk kanë të ardhur. Jemi komb i përlotur se jemi grabitur gjer në palcë 10 vitet e fundit. Jemi komb i përlotur sepse qeveria jonë ka tradhtuar shqiptarët e Kosovës.

Kur do gjejë zgjidhje ky komb i vuajtur? Te qeveria? Jo, ajo e solli në këtë gjendje. Te drejtësia? Jo, ajo është vegël në duart e qeverisë.

Këtë ai e pret vetëm nga misioni i misionarëve të mëdhenj në misionin e demokratëve.

Shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve është opozita.

Vetëm ne jemi ata që sot po luftojmë për ta.

Kjo e vërtetë është një kushtrim rrënqethës për cilindo nga ne.

Se vetëm ne jemi zgjidhja për ato nëna të përlotura që janë ndarë nga fëmijët e tyrë në emigrim.

Sepse ne jemi shpresa për të rinjtë që i ka topitur realiteti ku jetojnë.

Vetëm ne jemi shpresa për ata prindër zemërthyer që nuk u dalin paratë për të mbyllur muajin.

Vetëm ne jemi shpresa për të shpëtuar pluralizmin politik.

Vetëm pse ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, luftohemi egërsisht.

Prandaj na vidhet logoja e partisë, prandaj na bllokojnë në parlament, prandaj lëshohen fletërrufe për kryetarin e opozitës.

Po a mund të na demoralizojnë ne këto sulme të ulëta? Jo kurrë.

Mos harroni, jemi shpresa e fundit e shqiptarëve,

Prandaj përgjigjia jonë do jetë 10-fishim në Kuvend, 10-fishim i veprimit tonë me qytetarët, 10-fishim i dialogut tonë me njëri-tjetrin, 10 herë më të bashkuar në sheshe, 10-fishimin e masivitetit të protestave tona, 10-fishim në qëndrueshmërinë tonë, 10-fishim në përgjigjen tonë.

Sepse ne vetëm kështu ne nxjerrim shqiptarët nga dëshpërimi, vetëm kështu kjo qeveri antishqiptare dhe kriminale do përmbyset.

Vetëm kështu e shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë e re.

Rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco