Berisha: Nëse do pranoja pazarin për asgjesimin e opozitës, s’do shpallesha ‘non grata’ dhe as do sulmohesha politikisht nga SPAK

Berisha: Nëse do pranoja pazarin për asgjesimin e opozitës, s’do shpallesha ‘non grata’ dhe as do sulmohesha politikisht nga SPAK

19:22, 27/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar edhe njëherë tjetër Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 2021-shit, duke i propozuar pazar për bashkëqeverisje me Edi Ramën.

Sipas Berishës, pasi refuzoi pazarin për bashkëqeverisje, Edi Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës, shpalljen time ‘non-grata’.

Berisha: Miqtë e mi!

Edi Rama nuk ka sigurimin e shtetit, por ka një skap, ka policinë sekrete, policinë e shtetit, që të gjitha të orientuara drejt një armiku të brendshëm dhe kjo është opozita. Ato punojnë ditë e natë në misionin kundër opozitës.

Sot, njëlloj si dikur Enver Hoxha që bënte marrëveshje me Titon për Kosovën, e ka kthyer Tiranën në një Beograd të dytë për Kosovën, në një përpjekje antikombëtare, çdo ditë komploton, sulmon, bën gjithçka për projektin e serbomadhisë së Aleksandër Vuçuçit. Në një kohë që Kosova është një vend i pavarur, në një kohë që Kosova ecën mes vështirësive, por shumë më mirë se Shqipëria.

Edi Rama bën gjithçka për destabilizimin e saj. Komunizmi krijoi një rezervat të tmerrshëm njerëzor, kurse Edi Rama po krijon shkretëtirën njerëzore në Shqipëri.

Por Edi Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë. Nëqoftëse Enver Hoxha e rrëzoi me plumba opozitën, ky përsëri me gjithë përpjekjet më të mëdha që ka bërë nuk ja ka dalë të rrëzojë opozitën.

Në fakt kjo histori për të cilën ne jemi sot këtu fillon në prillin e vitit 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë pavarësisht nga lumenjtë e djersës që populli fisnik opozitar derdhi në ato zgjedhje për fitore e demokracisë.

Edi Rama qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengun. Ky i fundit i kapur me dosjen që ja mban varur Edi Rama shiti zgjedhjet dhe në fund dërgoi njerëzit e tij për të marrë uratën e Sali Berishës, për bashkëqeverisje. Atë ditë nëse unë kisha pranuar atë marrëveshje sot nuk do të isha non grata, nuk do të kisha dhëndërrin padrejtësisht në burg. Por si mund ta pranoja unë këtë.

Ky pazar me Edi Ramën do të ishte thikë pas shpine në zemrën e shqiptarëve. Ky pazar me Edi Ramën do të ishte vdekja e opozitës, firmosja për të shkatërruar kombin.

Pluralizmi është fëmija im, fëmija e të gjithë atyre që luftuan në ’90 për shembjen e diktaturës. Nuk mundet kurrë që unë të bëja një kompromis të tillë për të asgjësuar pluralizmin që sollëm në vitet ’90.

Pasi refuzova kategorikisht njerëzve të Bravës këtë propozim, Edi Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës. Ashtu si Enver Hoxha ndaj opozitës së ’45, në vitin 2021, Edi Rama tentoi të asgjësojë politikisht Sali Berishën, kësaj here me plumbin e lobingut. Kontaktoi McGonigalin me mekanizma manipulativ dhe korruptiv, Sali Berisha dizenjohet non grata.

Po ndalem këtu, pasi sot McGonigal është vetëdeklaruar fajtor për dosjen shqiptare, ai gjendet pas hekurave dhe përveç kësaj, në ëebin tim gjendet një raport i të ashtëquajtua prova që u përdorën për non gratin time, që mund ti shkarkoni dhe ti shikoni siç burojnë nga Edi Rama, Lulzim Brava dhe mediat e financuara nga Soros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco