Berisha: Sot, Edi Rama, e ka shpallur armike opozitën për ta zhdukur, njëlloj si Enver Hoxha

Berisha: Sot, Edi Rama, e ka shpallur armike opozitën për ta zhdukur, njëlloj si Enver Hoxha

19:05, 27/10/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralelizuar qëllimet e Edi Ramës me diktatorin gjakatar Enver Hoxha në lidhje me opozitën, duke e shpallur atë armike për ta zhdukur.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha theksoi se ‘sot diktatura e Edi Ramës kontrollon votën në shkallën më të madhe që i duhet atij, me makinerinë gjigante të frikës së qytetarëve, me fallangat komuniste të kuqe të patronazhistëve, me vrasësit serialë të bandave ai kontrollon dhe dikton vullnetin e shqiptarëve’.

Berisha: Sot ku jemi, cila është gjendja. Sot nuk kemi kampe përqendrimi, sot nuk kemi skuadra pushkatimi, hiperkolektivizëm. Pra padyshim që Shqipëria nuk është ajo që ishte e doktrinës dhe diktaturës komuniste. Megjithë këtë, sot Shqipëria është përsëri në një diktaturë, është një diktaturë të vërtetë dhe të pamohueshme sepse sot në Shqipëri një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet.

Sot Edi Rama kontrollon pushtetin ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, agjencitë e të quajtura të pavarura, kontrollon ekonominë me oligarkët e tij, kontrollon mediat.

Sot Edi Rama, opozitën njëlloj si Enver Hoxha e ka shpallur armike dhe armike për ta zhdukur, natyrisht jo me plumba armësh zjarri, por me plumba të tjerë asgjësues, në mënuyrë që ta vendosë nën kontrollin e tij të plotë.

Sot diktatura e Edi Ramës kontrollon votën në shkallën më të madhe që i duhet atij, me makinerinë gjigante të frikës së qytetarëve. Me fallangat komuniste të kuqe të patronazhistëve, me vrasësit serialë të bandave ai kontrollon dhe dikton vullnetin e shqiptarëve.

Me makinerinë, me industrinë gjigante të blerjes së votës, qindra e mijëra shqiptarë shesin të drejtën e votës ose votën. Të gjitha këto kanë një synim, zhdukjen e opozitës. Të gjitha këto Edi Rama, këto vota që i grabit, i konsideron plumba për opozitën. E njëjta gjë sot ndodh me pronën. Njerëzit nuk e kuptuan dhe PD nuk bëri detyrën e vet. Ligji i investimeve strategjike është ligji i konfiskimit të pronave në të gjitha zonat që ato mund të kenë një vlerë turistike, nga kepi i Stillos në Velipojë, nga Çajupi në Alpe. Ku të dojë diktatori i konfiskon dhe i përdor për mafian e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco