Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

KAFE SHQETO/ Moderatori telefon 'avokaten', ithtaren e Enver Hoxhës: Jam në autobus, më lini rehat!

09:57, 27/10/2023
A+ Aa A-

Moderatori i emisionit të mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, Flavio Qarri ka telefonuar ditën e sotme avokaten, ithtaren e Enver Hoxhës, Valentina Teodoresku, e cila është emëruar nga gjyqtarja Irena Gjoka për procesin politik të hapur nga SPAK ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha.

Gjatë bisedës, Teoderesku u shpreh se 'sa të jem gjallë dhe sa të ketë nevojë për Saliun, do ta mbroj'.

Në lidhje me profilin e saj në Facebook, ku shihet se është një ithtare e zjarrtë e Edi Ramës dhe diktatorit Enver Hoxha, Teoderesku u shpreh:

'Ato që thoni, t'i mbani për vete. Duhet t'ju vijë turp unë nuk jam me asnjë. As majtas, as djathtas. Ku keni të drejte të gjykoni llogarinë time, do të shkoj në gjykatë," tha ajo duke hedhur poshtë kështu zërat se profili i saj është i rremë.

Ndërsa pyetjes se kur është njohur me dosjen, avokatja nuk preferoi t'i përgjigjej dhe u largua nga linja.

Ndiqni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco