Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Noka: Vendimi për Berishën është politik, zbulon dhe vendimin e Tahirit

Noka: Vendimi për Berishën është politik, zbulon dhe vendimin e Tahirit

09:04, 27/10/2023
A+ Aa A-

Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i PD-së, i ftuar në Debat nga Alba Alishani, foli për vendimin e gjykatës për Sali Berishën. Ai u shpreh se ky është një vendim politik dhe erdhi në një moment Berisha ishte shprehur se do të zbriste në terren së bashku me aleatët në opozitë.

Noka u pyet nëse Berisha do të zbatojë masën e gjykatës për t’u paraqitur dy herë në muaj. Ai tha se kjo do të ndodhë vetëm në momentin kur të zbatohet ligji.

“Sali Berisha do të njohë çdo vendim që kalon përmes Kushtetutës dhe ligjit. Çdo vendim që bëhet në shkelje të Kushtetutës dhe shkeljes së Kodit të Procedurës të Shqipërisë nuk mund të njihet nga Berisha, por nga askush nga ligjvënësit. Pa kaluar procedura që përcakton neni 73, pika 2 dhe neni 288 i Kodit të Procedurës Penale, asgjë tjetër nuk njihet”, tha Noka.

Më pas, ai risolli vendimin e Kuvendit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që ka dhënë autorizimin e ndalimit për të dalë jashtë shtetit. “Kuvendi vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe dhënien e autorizimit të ndalimit të daljes jashtë shtetit”, tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco