Peka pyet Vangjelin: Për cilin i ka dhënë lejen Rama SPAK-ut që të ketë radhën pas Berishës? Ja si përgjigjet analisti

22:39, 26/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Lorenc Vangjeli i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, ku u diskutua në lidhje me sulmin e SPAK-ut ndaj Berishës, gjatë debatit solli nuaca paralejmërimi se pas kryetarit të opozitës do e kenë radhën të tjerë, pa konkretizuar.

I pyetur nga Peka se cila do të jetë viktima e radhës  që Rama do e godasë më anë të SPAK, Vangjeli u mundua ta mbulojë paralejmërimin e tij duke e cilësuar si një shaka.

Pjesë nga debati:

Çim Peka: Për cilin i ka dhënë lejen Rama SPAK-ut që ka radhën pas Berishës?

Vangjeli: Këtë nuk e di Rama, këtë e di Dumani dhe njerëzit e tij.

Çim Peka: Po e dini ju, nuk e di zoti Rama? Ti sapo the..

Vangjeli: Ta them unë nga e di? Unë kam një shaka të cilin e përsëris kudo  dhe po ta rithem edhe njëherë ty, mere seriozisht.

Çim Peka: Po por profetësitë tua nuk kanë dalë shaka.

Vangjeli: Merre si të vërtetë këtë shakanë që po të them

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco