Raporti i WJP/ Zhulali: Turp i madh për Shqipërinë! Renditemi mes vendeve nën regjime autokratike

Raporti i WJP/ Zhulali: Turp i madh për Shqipërinë! Renditemi mes vendeve nën regjime autokratike

16:44, 26/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, Ilda Zhulali shefe e Departamentit të Marrëdhënive me Jashtë në PD ka folur për renditjen e Shqipërisë në vendin e 91 të raportit të  ‘World Justice Project’.

Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënive me Jashtë në PD e quajti renditjen e Shqipërisë në vendin e 91 të raportit të ‘Ëorld Justice Project’ është një turp i madh për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësimin në BE.

Zhulali bëri një krahasim të raportit të ‘World Justice Project’ me atë të ‘Fredom Houese’, ku sipas saj renditja e Shqipërisë në të njëjtin vend tregon se një vend që nuk ka demokraci nuk mund të ketë sundim të ligjit por sundim të regjimeve në të gjitha format.

 ‘Çdo institucion bëhet nul dhe njësh me partinë e cila përmes të gjithave mekanizmave që gjen të arsyeshme të shfrytëzojë vendos sundimin e partisë mbi njerëzit dhe jo sundimin e ligjit mbi njerëzit’, u shpreh Zhulali.

Zhulali: Ky është një raport që është një turp i madh për Shqipërinë. Shqipëria një vend i NATO-s dhe kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, renditet mes vendeve që janë regjime autoritare, vende që kanë probleme të mëdha jo vetëm me sundimin e ligjit por kanë probleme të mëdha me kriminalitetin e shtuar dhe ajo që është më e rëndësishme janë vende të cilat ndodhen nën regjime autokratike.

Jo më kot ka një lidhje midis raportit të ‘World Justice Project’ me raportin e ‘Fredom Houese’ që mat nivelin e demokracisë në mbarë botën dhe po të shikojmë renditja e Shqipërisë në ‘Fredom Houese’ me renditjen e Shqipërisë në Ëorld Justice Project’ është e njëjta gjë sepse në ato vende që nuk ka demokraci nuk mund të ketë sundim të ligjit por sundim të regjimeve në të gjitha formave, qoftë përmes presionit politik, qoftë përmes veprimeve kriminale, qoftë përmes mungesës së një gjyqësori efektiv, qoftë përmes mungesës së kontrollit nga Parlamenti, pra çdo institucion bëhet nul dhe njësh me partinë e cila përmes të gjithave mekanizmave që gjen të arsyeshme të shfrytëzojë vendos sundimin e partisë mbi njerëzit dhe jo sundimin e ligjit mbi njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco