Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Gjykata Kushtetuese merr për shqyrtim çështjen Beleri

Gjykata Kushtetuese merr për shqyrtim çështjen Beleri

12:17, 26/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili gjendet në burg.

Në njoftimin e dhënë nga Kushtetuesja sot thuhet:

Në Gjykatën Kushtetuese në datën 28 shtator 2023 është paraqitur dhe regjistruar me nr. 2 (Dh) 2023 regjistri themeltar, datë 28 shtator 2023 kërkesa me kërkues Dhionisios Alfred Beleri, me objekt:

“Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë

 i vendimit nr. 00-2023-1313 (224), datë 25 korrik 2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë;

i vendimit nr. 19, datë 1 qershor 2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;  

i vendimit nr. 46, datë 22 maj 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në datën 23 tetor 2023  ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco