Procesi politik ndaj kreut të PD/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO

Procesi politik ndaj kreut të PD/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO

11:23, 26/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për kreun e opozitës Sali Berisha.

Në një njoftim zyrtar, thuhet se shkak është bërë fakti se avokatet e caktuara nga gjykata duhet të njihen me dosjen.

“Në datën 26.10.2023, ora 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia.

Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar ditën e sotme, në orën 15.00,” thuhet në njoftim.

Procesi politik kundër kreut të PD ka shënuar disa shkelje të rënda kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco