Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Deklarata e fortë e avokatit: Kryetarët e bashkive janë ‘Pashallarët e kuq’ në Republikën e Shqipërisë

Deklarata e fortë e avokatit: Kryetarët e bashkive janë ‘Pashallarët e kuq’ në Republikën e Shqipërisë

11:19, 26/10/2023
A+ Aa A-

Avokati Kujtim Ibraj ishte i ftuar për të folur në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV, KAFE SHQETO, për fletë-thirrjen që SPAK  i ka dërguar kryetarit të bashksië së Kazmës, Rakip Sulit.

Por avokati Ibraj para se të fliste për fletë-thirrjen për zotin Rakipi ai i krahasoi  kryetarët e bashkisë sipas poemës ‘Pashallarët e kuq’  të Ismail Kadaresë të cilët nuk pyesin as për ligj dhe as për mënyrën e kontrollit.

Avokati: Do ta filloj me pjesën e kryebashkiakët nëse me lejoni të bëj një krahasim me librin e Ismail Kadaresë ‘Pashallarët e kuq’. Në qoftëse janë ‘Pashallarët e kuq’  në Republikën e Shqipërisë janë kryetarët e bashkive që kemi ne sot.

Ata janë ca bajraktarë që nuk pyesin asnjë njeri, as nuk pyesin për ligj, as nuk për mënyrën e kontrollit të territorit apo të shërbimit të qytetarëve. Delegimi i firmës është një ndër pikat që e lejon ligji për raste të veçanta, jo të delegosh firmën si mënyrë pune. Ti mund të mos shkosh asnjëherë në punë se ia delegon nënkryetarit dhe ti vazhdon e bredh rrugëve. Ata delegojnë firmën dhe dalin e bredhin, mbledhin lekët e tenderave dhe bëjnë pazare rrugëve gjithë ditën nëpër restorante. Kjo është skandali më i madh dhe jo pa qëllim i quajta ‘Pashallarët e kuq’ të sistemit demokratik këta zotëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco