Kryebashkiakët në dyert e SPAK, avokati: Diferencimi për fillimin e procedimeve penale është politik!

Kryebashkiakët në dyert e SPAK, avokati: Diferencimi për fillimin e procedimeve penale është politik!

10:47, 26/10/2023
A+ Aa A-

Avokati Kujtim Ibraj ishte i ftuar për të folur në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV, KAFE SHQETO, për fletë-thirrjen që SPAK  i ka dërguar kryetarit të bashksië së Kazmës, Rakip Sulit, i cili akuzohet për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

Gjatë intervistës avokati Ibraj u shpreh se SPAK nuk duhet të veprojë me çështjet si ca të nënës dhe ca të njerkës.

Avokati Ibraj: Përsa i përket çështjes së SPAK-ut (Prokuroria e posaçme)  të ngutjeve të dosjeve të veçanta ka një diferencim. Po flasim për rastin e Rakip Sulit, mendoj se SPAK është shumë vonë që do të kishte filluar një procedim penal për zotin Suli. Procedimi penal për zotin Sula ka zëra se zoti Suli me kohë është një ndër kryetarët e bashkisë më të korruptuar në Shqipëri. Çfarë ndodh?  Tendera për pastrimin  e qytetit, tendera për ujsjellësin. E dini se ka një qytet në një zonë është dhe një tender për ujsjellësin me 8 milion euro dhe ujsjellësi nuk është fare, nuk është ndërtuar fare, janë 8 milion euro janë marrë dhe janë zhdukur të gjitha njëherësh.

Po flas për një bashki jo shumë të madhe si e Tiranës, për një bashki provinciale nëse mund ta quajmë kështu. Tani çfarë ndodh? Diferencimi i SPAK për pjesën e fillimit të procedimeve penale është paksa politik nëse mund ta quajmë këtë pjesë. Nuk mund të bësh njëri i nënës dhe tjetri i njerkës. Unë them që të gjithë personat kryetar bashkie kushdo qoftë deputet janë të gjithë të barabartë para ligjit.

Në qoftëse Prokuroria e Posaçme ka indicie për vepra penale duhet të fillojë si për të majtë si dhe për të djathtët. Ta shtjellojmë taman. Nëse ti ke dhjetë vjet në pushtet dhe gjatë këtyre 10 vite ti ke pasur mundësi të hulumtosh, të hetosh, të iniciosh procedime penale edhe për ata që kanë qenë përpara në pushtet, pra e ke pas gjithë kohën e nevojshme, pra jemi në afat 10 vjeçar.

Nuk e kuptoj një pushtet që ka 10 vite që funksion, atëherë çfarë pret? Nëse do të kishe vepra penale për paraardhësit e tyre, atëherë SPAK dhe të gjitha institucionet e nxjerrin që shkalla e korrupsionit është shumë e lartë, pra jemi në pjesën ku krimi i organziuar dhe korrupsioni kontrollon gjithë ekonominë shqiptare dhe SPAK duhet të veprojë me shpatë shumë shpejt kundër këtyre personave që kanë 10 vite që e shkatërrojnë këtë vend dhe e largojnë gjithë rininë e këtij vendi nga Shqipëria.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco