VIDEO/ Çela: Historia me 'avokatin' e Berishës nuk ndodh as në Zimbabve!

VIDEO/ Çela: Historia me 'avokatin' e Berishës nuk ndodh as në Zimbabve!

10:19, 26/10/2023
A+ Aa A-

Ka marrë përmasat e groteskut, procesi politik që po zhvillon SPAK kundër kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Dje, kur avokatët zyrtarë të tij kanë dalë nga seanca, gjyqtarja ka caktuar një avokat kryesisht, Artan Simonin, duke i dhënë vetëm dy orë që të njihej me 15 mijë - 20 mijë faqe të hetimit. Por, si të mos mjaftonte kjo, avokati kryesisht që iu caktua Berishës rezultoi një kundërshtar i flaktë i “klientit” të tij dhe jo më larg se tri ditë më parë, aludonte për liderin e opozitës se “bisha është lodhur e s’mundet më”....

Z. Gentian Çela, kryetar i PD-së në Pogradec, në emisionin KAFE SHQETO sot në SYRI TV, e komentoi këtë skandal të fundit jo vetëm si një sulm ndaj opozitës, por edhe po që vë në pikëpyetje serioze, pavarësinë e SPAK.

“Humori është diçka shumë serioze, thoshte Çërçilli dikur; humor është ai që bën “Doktori” në studio dhe Flavio gjithashtu, - tha Çela, -  ndërsa rasti konkret është një ngjarje e qesharakëzuar në gjithë kornizën e ngjarjes së fundit dhe shumë të tjerave në fakt të lidhura dita –ditës me jetën në Shqipëri.

Sa për nisje, më lejoni të them që kush e sheh këtë proces gjyqësor si një proces të lidhur vetëm me personin e një individi si z. Berisha gabon dhe nuk ka kuptuar asgjë nga qeverisja e këtyre thuajse 11 viteve të Rilindjes në Shqipëri.

E vërteta është se ky është një sulm ndaj opozitës, ndaj demokracisë, ndaj jetës së lirë të çdo individi në Shqipëri që presupozohet i pafajshëm deri në shpalljen e vendimit përfundimtar, të formës së prerë. Mbi të gjitha është një proces që vë në pikëpyetje serioze besueshmërinë dhe pavarësinë e ëndrrës  së rreme mbi SPAK-un.  

Por rasti i këtij avokatit në fjalë padyshim që është “qershia mbi tortë” e një shakaje të madhe groteske, ku caktohet avokat mbrojtës një person i cili është publikisht kundër “klientit” të vet dhe kjo nuk ndodh as në Zimbabve kam përshtypjen,” nënvizoi në vijim kreu i degës së PD në Pogradec./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco