Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

'Detyrim paraqitje'/ Saraçi: Standardin e Kushtetutës e ka vendosur PS në precedentin Tahiri

18:38, 25/10/2023
A+ Aa A-

Pasi GJKKO i caktoi dhe avokatin kryetarit të PD, Sali Berisha, gazetari Romir Saraçi i ftuar në Task Force’ në ‘Syri TV’ u shpreh se ky proçes politik i shekulit kundër kryedemokratit është ideuar nga mazhoranca, e cila fatkeqësisht nuk ka lënë asgjë pa berë nga momenti kur erdhën në pushtet e deri ditën e sotme.

Pjesë nga deklarata e tij:

 

Romir Saraçi: 'Po të lexojmë atë që ka miratuar Kuvendi, është pikërisht autorizimi për të dhënë lejen për dhënien e masës detyrim për tu paraqitur edhe mos të gaboj, në atë rast ishte edhe kontroli i  banesës të cilën sot në seancë sipas avokatit të paktën,  prokuroria e ka cilësuar si masë jo shtrënguese dhe nuk ka nevojë që të kërkohet autorizimi i kuvendit, me aq sa kuptova.

Ndërkohë që ka qenë Kuvendi i Shqipërisë që e ka vendosur këtë standart, që i ka dhënë lejen pas kërkesës së prokurorisë për arrestim dhe masa të tjera ka refuzuar kërkesat e tjera të prokurorisë së krimeve të rënda dikur, Spaku i sotëm dhe ka lejua dhënien e autorizimit detyrim për tu paraqitur, mos dalje jashtë shtetit dhe kontrollin e banesës.

Pra e konfrimuar edhe nga Kuvendi përveç asaj që lexojmë të gjithë e zeza mbi të bardhë Kushtetutën , janë konfrimuar edhe nga kuvendi se duhet ndjekur patjetër kjo procedure.

 Janë bërë të gjitha nga kjo mazhorancë e sotme e cila ka në optikën time, e ka ngritur të gjithë këtë gjë ku sot kemi parë edhe Taulant Ballën i cii nuk linte daljee publike, televizion, shkallë kuvendi media pa përmendur këtë rast, kur se sot që u vu akti në lëzije nga një prokurore e Elbasanit kataputuar pas një Vettingu të dyshimtë në SPAK, ndodh që Taulant Balla që nuk flet asnjë fjalë .Përse nuk e vazhdon retorikën-politkën Taulant Balla?

Pra ne e kemi praktikën, për të thënë që më duket një shkeleje e rëndë e vendosur edhe nga Kuvendi.

Edhe pse i krahasojmë si standart të dyfishtë, edhe pse nuk kanë asnjë rrethanë të përbashkët këto të dyja ngjarje, por janë pjesa e masës së sigurisë.

 Nga njëra anë kemi Jamarbër Maltezin që nuk ka pasur ndonjë post zyrtar ndonjëherë dhe po akuzohet për korrupsion pasiv, kemi një ish- kryeministër i cili ndodhet në opozitë e praktikisht nuk ka ndonjë pushtet dhe nga ana tjetër kemi një deputete të mazhorancës që ka pasur vendimarrje në proçedurë, është një nga personazhet kryesorë të PS.

Nga ana tjetër dhëndri i një ish-kryeminstri dhe një ish-kryeministër që ka 10 vite që është larguar, ka rrezik se mund të largojë provat dhe kjo është arsyja që i kërkohet masë sigurie.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco