Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Pasi Rama e kuptoi se kjo ishte betejë pa kthim, mendoi t’i japë goditje të re opozitës me një proces politik të shekullit!

Berisha: Pasi Rama e kuptoi se kjo ishte betejë pa kthim, mendoi t’i japë goditje të re opozitës me një proces politik të shekullit!

12:42, 25/10/2023
A+ Aa A-

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur sot në orën 12:30 nën drejtimin e Kryetarit të saj. z. Sali Berisha, i cili shpalosi të gjitha mjetet që po përdor Kryeministri Edi Rama kundër Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare në tërësi për ta mposhtuar atë dhe vendosur nën kontrollin e tij të plotë.

"E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar mbi një situatë sa recente, aq edhe të kahershme, për të diskutuar një gjendje të opozitës shqiptare, - tha Berisha. - e cila pas daljes së saj jashtë kontrollit të Edi Ramës, ose për mbajtjen e saj nën kontrollin e tij, u nis një betejë më e egra, më e turpshmja, më antidemokratikja, por edhe antikombëtare, ndaj opozitës për ta patur atë në kontrollin e plotë të qeverisë.

Mirëpo falë idealeve demokratike të qytetarëve shqiptarë, guximit të tyre, vendosmërisë për t’i mbrojtur ato ideale, që në fakt synon shkatërrimin e kombit shqiptar, ose krjimin e kombit të dëshpërimit në këtë truall, më i pasuri në begati dhe pasuri natyrore se çdo truall tjetër.

Rrëzimi i opozitës është rrënimi i kombit. Asnjë pushtim në Shqipëri dhe as në trojet shqiptare kudo që janë, as në Kosovë, në një hark kohor 8-vjeçar, nuk ka larguar nga trojet shqiptare, nuk ka deportuar, nuk ka internuar 35 përqind të kombit, siç ka ndodhur me kombin shqiptar që jeton në Shqipëri.

Në Shqipëri, opozita është një armike e egër, e papajtueshme njësoj si në ideologjinë e etërve të tij. Ndaj saj mund të ndërmerret çdo masë, çdo vendim, çdo qëndrim.

E vërteta është se regjimi humbi kontrollin mbi opozitën, kjo ishte vetëm njëra anë se ai mbajti kontrollin mbi shoqërinë. Dhe kontrolli mbi shoqërinë i regjimit, në një mënyrë apo një tjetër, përsëri e bën opozitën një institucion pa të ardhme.

Kur misioni i saj kryesor është alternanca e pushtetit, me aktet, me kontrollin policor të vullnetit të qytetarëve, Edi Rama de facto garanton në perpetua mobile, pushtetin e tij. Përjashton alternancën dhe rotacionin.

Por, Edi Rama nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai në traditën më të egër të etërve të tij, nuk mund të pranojë hapësirën as për atë pjesë të opozitës që vjen në parlament dhe që përfaqëson rreth 600 mijë shqiptarë që në kutitë e votimit, hodhën votën kundër tij.

Në këtë kontekst, kurrë ndonjëherë, kurrë, nuk ka ekzistuar një opozitë parlamentare e bllokuar si opozita parlamentare e Shqipërisë.

Një opozitë e cila, si një armike, nuk i jepen dokumentet nga ministritë dhe agjencitë për të përmbushur detyrimet e saj. Një opozitë, të cilës u shkelmohet e drejta kushtetuese për të ngritur komisione hetimore.

Një opozitë, e cila nuk mund të thërrasë në komisione ministrat për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi atyre për keqqeverisjen ekstreme. Një opozitë, e cila harton ligje në përputhje me detyrimin e saj kushtetues, me garancitë kushtetuese, harton amendamente, harton rezoluta, i dorëzon në parlament dhe Edi Rama i ndryn ato në sirtarin e parlamentit."

Ai mendoi se tani këta u ambientuan me këtë situatë. Ai mendon se këtyre që u grabita votën, këtyre që u mora vulën, siglën, u bëra çfarë desha, këta tani janë një grup llafazanësh të cilët flasin, po le të flasin. Po në parlament ata nuk mund të kenë asnjë aktivitet real përveç asaj të foltores.

Mendoj se mbledhja e grupit parlamentar i dha përgjigjen më të shkëlqyer kësaj situate. Deputetët vendosën të fillojnë vetë betejën. Ta fillojnë në parlament, aty ky shkelmimi i përfaqësimit të interesave të qytetarëve shqiptarë është në shkallë esktreme.

Dhe, sot janë 600 mijë qytetarë, të cilët ndjekin me shqetësim shumë të madh këto zhvillime.

Por ama, përsëri shpresa e vetme e tyre jemi ne.

Pasi Edi Rama e pa që nuk ka më biznes si zakonisht, pasi e kuptoi se kjo betejë është pa kthim, në një akt unik në historinë e botës, jo në diktaturat komuniste, ai vendos t’i kufizojë lëvizjen pa parlament, kryetarit të opozitës.

E pa që me të gjithë atë setapin e vendimeve të qeverisë së tij dhe vendimeve ndërkombëtare që ai mbetej i vendosur në bindjen dhe idealet e tij, atëherë zgjodhi rrugën tjetër, mendoi se do i hapë një goditje të re opozitës, me një proces politik të shekullit.

Pse unë e quaj këtë një proces politik të shekullit? Edhe Putini ka dënuar opozitarë. Edhe Lukashenko dënon opozitarë. Po ky jo, prisni, është ndryshe. Këtu Edi Rama me dy-tre larot e tij, merr përsipër të bëjë gjyqin e reformave që transformuan këtë vend.

Kurrë Shqipëria nuk ka njohur ndonjëherë reforma më transformuese si ato të vitit 2005-2009."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco