Llabani: Gjykatat s’duhet të jenë politike, prokurorët të varur politikisht

Llabani: Gjykatat s’duhet të jenë politike, prokurorët të varur politikisht

19:07, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Anduena Llabani  duke analizuar situatat e fundit politike në vend, duke përshirë edhe dosjen ‘Partizani’ është shprehur se gjykatat janë të varura politikisht.

E ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, Llabani ngre pikëpyetje se çfarë do duhet të ndodhë me koncesionet dhe VKM-të në të cilat janë të përfshirë shumë zyrtarë të lartë, nëse rasti i dosjes ‘Partizani’ është tepër i lehtë në krahasim.

“Ne sot kemi zotin Berisha që merren në akuzë kur në fakt nuk kemi të bëjmë me një akt korruptim, nuk kemi të bëjmë me një vepër penale, nuk kemi të bëjmë me përfitim, nuk kemi të bëjmë me humbje që ka pasur shteti atë kohë si pasojë e kësaj gjëje.

Jemi në këtë pikë dhe kthehemi tek standardi. Çfarë ndodh me VKM-të që janë dhënë tek garda e republikës ku janë përfshirë zyrtarë shtetërorë?

Çfarë ndodh me kullat që janë ndërtuar tek liqeni? Çfarë ndodh me kullën brenda në Tiranë  ku thuhet që do të ndërtohet apo do prishet, do bëhet apo sdo bëhet? Pra, a do të kemi edhe këtu vendime të këshillit të ministrave? Në qoftëse krijohet ky standardi ‘allaBerisha’ përgjegjësia bije tek kryeministri.

Çfarë do të ndodhë me inceneratorët, ku kemi prap VKM? Çfarë do të ndodhë  me koncesionet e tjera? Çfarë do të ndodhë me sterilizimin? Pse shpëtohet Beqja? Pse shpëtohet Check Up-i? Pse shpëtohen zyrtarë të tjer?

Unë nuk dua të besoj që sot hetimi është politik sepse gjykatat nuk duhet të jenë politike dhe prokuroria nuk duhet të jetë politike, të paktën për këtë sistem të ri që ne e ngritëm, e riformuluam, e investuam, e monitoruam edhe nga ndërkombëtarët për të patur një gjyqësor i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco