Strategjia/ Gazetarët e ‘Grupit të strukturuar kriminal SPAK’

Strategjia/ Gazetarët e ‘Grupit të strukturuar kriminal SPAK’

13:27, 24/10/2023
A+ Aa A-

Kur u publikuan të dhëna nga dosja Metamorfoza, u pa qartë se si grupet kriminale përdornin “gazetarë të kronikës” me emër e mbiemër për të mjegulluar vrasjet e kryera.

Këta dilnin menjëherë, sigurisht jo gratis, për të dhënë alibinë e grupeve kriminale për vrasjet e ndodhura. Kjo doli me emër e mbiemër nga publikimi.

Identik, të njëjtën gjë po bën edhe SPAK. Ka dy-tre gazetarë që i “paguan” me “ekskluzivitete” për të ndërtuar gjyqe popullore dhe shantazhuar politikanë të ndryshëm për llogari të Edi Ramës duke publikuar data, emra dhe radhë se kur dhe kush do të arrestohet.

Duke marrë copa dëshmish nga dëshmitarë të rremë ose trafikantë droge dhe duke iu vendosur titujt që iu nis SPAK, Taulant Balla, Endri Fuga e Erion Veliaj.

Dy janë TV-të kampione në këtë drejtim, TV Balla dhe TV Veliaj. I pari me premtimin e Ballës se iu rregullon marrëdhëniet me Ramën, i dyti si detyrim për truallin e familjes Begeja, që iu fali Veliaj për të ndërtuar TV dhe pallat.

Por kjo e gjitha me ndihmën e dizinformimit që bën grupi i strukturuar kriminal SPAK.

Këta “gazetarë” akoma nuk kanë bërë pyetjen më të thjeshtë dhe më thelbësore: Pse SPAK pas tre vjet hetimesh, akoma nuk kanë ngritur një padi, por firmosin fletë arreste për personat në hetim?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco