Faktet: SPAK i partisë arrestoi shokët e partisë me marrëveshje për të justifikuar sulmin ndaj opozitës

Faktet: SPAK i partisë arrestoi shokët e partisë me marrëveshje për të justifikuar sulmin ndaj opozitës

12:04, 24/10/2023
A+ Aa A-

Nga Klevis Balliu

Prej kohësh kam deklaruar në media se arrestimet e disa eksponentëve të Partisë Socialiste kanë për qëllim forcimin e pushtetit të narkoqeverisë dhe jo dëmtimin e saj.

Sot shikojmë analistët e “pavarur” të qeverisë të deklarojnë se drejtësia po vepron ndaj liderit të opozitës në mënyrë të pavarur sepse është kjo drejtësi që ka arrestuar edhe eksponentë socialistë.

Një tjetër provë që arrestimet e SPAK janë bërë për të ndihmuar Ramën është fakti se, pavarësisht se janë arrestuar ministra dhe deputet për aferat korruptive, aferat kanë vazhduar.

Për shembull Alqi Bllako, Lefter Koka janë arrestuar për inceneratoret, por pagesat për këto të fundit vazhdojnë.

Tahiri u arrestua për plantacionet e kanabisit, por plantacionet vazhduan.

Për sterilizimin janë arrestuar disa roje parkingu të qeverisë, por afera vazhdon.

Për uniformat e policisë u arrestua një zv/ministre për 1 kile peshk, por afera vazhdoi.

Pra, e vërteta është, për të justifikuar sulmin antiligjor të gjykatës së partisë me prokurorët e partisë, në emër të partisë arrestuan disa eksponentë të tyre, të cilët kur dalin nga qelia, dalin milionerë. Kjo strategji e gjitha shërben sa për të thënë që po bëhet drejtësi.

Loja u zbulua, opozita nuk stepet, vazhdojmë betejën kundër narkoqeverisë dhe çdo narkoopozite që kërkon të krijojë narkokryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco