Franc Nuri: urdhër ndalimet nga SPAK janë firmosur ditën që nisi aksioni në parlament

18:36, 23/10/2023
A+ Aa A-

Juristi Franc Nuri, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se ka disa koincidenca të çuditshme me veprimet e SPAK.

Nuri u shpreh se, Gjykata e SPAK kishte firmosur urdhër ndalimet ditën që opozita nisi aksionin e saj politik pa kthim në parlament.

‘Unë si jurist i shikoj çështjet nga ana ligjore dhe nuk mund të mos them për disa koincidenca të çuditshme që kanë ndodhur me opozitën kohët e fundit. Pse them koincidenca të çuditshme.

Kemi vënë re, që ky aksion i SPAK ndodhi ditën e shtunë, dhe në media u dhanë lajmet se arrestimet ishin firmosur 48 orë më përpara, ç’ka përkon fiks me ditën e enjte.

Nëse i kthemi javës së kaluar, të enjten nisi lëvizja politike e opozitës sës bashkuar, për të rikthyer të drejtat e opozitës në Kuvend, për të kërkuar me ngulm të drejtat e mohuara, komisionet hetimore parlamentare, komisioni i reformës zgjedhore, etj.

Ka patur edhe deputetë që ishin të gatshëm të shkonin edhe në grevë urie.

Në momentin kur opozita mori vendimin për të iniciuar këtë betejë politike pa kthim, atë ditë rezulton se janë nënshkruar edhe urdhër arrestet’, u shpreh juristi, Franc Nuri në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco