VIDEO/ Çollaku: SPAK ka shkelur Kushtetutën, Rama është personi që ka hedhur firmën për Kompleksin Partizani

18:20, 23/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar zhvillimet e fundit nga drejtësia e dirigjuar nga Rama në lidhje me sulmet ndaj opozitës ishte gazetari Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se SPAK po bën të kundërtën e asaj që presin qytetarët duke vendosur një masë sigurie ndaj Berishën në kundërshtim të plotë me kushtetutën.

"Në fakt kësaj çështje  ja kanë fikur dritat prokurorët ku në fakt do të duhej që ta ndriçonin, është një kaos ligjor përtej parashikimeve dhe duket sikur lexojnë statusin e një partie politike dhe kodet e partisë socialiste. Nuk e di se çfarë i pengon prokurorët e SPAK të zbatojnë ligjin dhe kushtetutën pasi kjo është pritshmëria që qytetarët kanë ndaj tyre.

Në kërkesën për masë sigurimi për Malltezin dhe Berishën ka një gjë të çuditshme pasi nuk përmendin në dosjet emrat e personave që nga kryetari i bashkisë që ishte Rama i cili ka firmosur për këtë pronë.

Janë sforcuar që të mos digjen afatet dhe të marri një masë de kanë shpresuar që duke nisur me këtë masa kanë kohë gjatë gjykimit të hetojnë dhe gjatë rrugës del ndonjë provë ose përpunojmë ndonjë dëshmitar.

Shkeljet procedurale janë të dhunshme dhe më duket se prokurorët kanë një trysni partiake dhe nuk po zbatojnë garancitë kushtetuese."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco