Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Provat qesharake të SPAK: Qirjazi nuk mbaj mend kush me ka telefonuar

16:52, 23/10/2023
A+ Aa A-

Gjenerali Vladimir Qiriazi dëshmitë e të cilit janë përdorur nga SPAK për të mbushur dosjen për privatizimin e kompleksit Partizani, ka dëshmuar se nuk e mban mend se kush e ka telefonuar për të kërkuar zbatimin e urdhrit për ti hapur rrugë kthimit të kësaj prone tek ish pronarët. ‘Nuk mbaj mend se kush më ka telefonuar, por telefonata kam pasur nga personat e interesuar për të firmosur urdhrin, nga Ministri i Mbrojtjes dhe nga drejtoria përkatëse në Ministri’ ka dëshmuar Gjenerali Vladimir Qiriazi përpara prokurorvë të SPAK. Dëshmia e tij është e ngjashme më të Isa Tares, i cili ka deponuar se nuk e mbante mend kush i ka premtuar një apartament që të mos bënte rezistencë për të penguar kthimin e pronës tek ish pronarit.

Nga SYRI TV

Dosja Partizani në SPAK, përveç faktin se nuk paraqet asnjë provë mbi të cilën mund të bazohen akuzat, rezulton se dhe dëshmitë e siguruara nga SPAK janë qesharake.

Pas Isa Tares, edhe Gjenerali Vladimir Qiriazi, i cili ka dëshmuar në SPAK se ka pësuar kërcënime për të firmosur urdhrin që do ti hapte rrugë privativit të kompleksit Partizani.

Në një nga dëshmitë e tij ai shprehet se me telefon i kanë kërkuan zbatimin me urgjencë të urdhrit nr 334 të datës 13.03.2009 për dorëzim prone dhe lidhe kontrate, teksa deklaron se nuk e mban mend se kush e ka telefonuar.

‘Nuk mbaj mend se kush më ka telefonuar, por telefonata kam pasur nga personat e interesuar për të firmosur urdhrin, nga Ministri i Mbrojtjes dhe nga drejtoria përkatëse në Ministri’ ka dëshmuar Gjenerali Vladimir Qiriazi përpara prokurorëve të SPAK.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat, është shprehur se, një nga dëshmitarët e SPAK në dosjen ndaj tij, Gjeneral Vladimir Qirjazi ishte larguar sepse nuk kishte zbatuar detyrën.

Sipas Berishës, departamenti antikorrupsion gjatë kontrollit, kishte zbuluar se Qirazi i kishte shkaktuar dëme shtetit.

Ndërkohë po në këtë dosje Në dëshminë e tij dhënë gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK për këtë dosje, ish drejtori i klubit partizani Isa Tare ka pretenduar se atij i është ofruar një apartament nga trashëgimtarët e truallit te ish-kompleksi PArtizani, me qëllim që ai të mos pengonte këtë proces. Po në dëshminë e zbardhur në dosjen e prokurorisë, SPAK shprehet se Isa Tares nuk i kujtohet emri i trashëgimtarit i cili i ka ofruar apartamenti, duke e bërë dëshminë e tij qesharake dhe duke kompromentuar hetimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco