Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

KAFE SHQETO/ Bozdo: Nuk është më çështje personale e Berishës, kjo është çështje e rezistencës së opozitës

KAFE SHQETO/ Bozdo: Nuk është më çështje personale e Berishës, kjo është çështje e rezistencës së opozitës

10:38, 23/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV në një lidhje me Skype ishte edhe anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo.

Në lidhje me akuzat ndaj Sali Berishës për kompleksin “Partizani”, Bozdo tha se “kreu i PD është më i vendosur për ta çuar kauzën e Partisë Demokratike atje ku duhet”.

“Në dy vitet e fundit ju keni parë që Partia Demokratike dhe opozita në tërësi ka qenë në një goditje frontale për ta zhbërë atë. Mund të themi që pas dy vitesh ne ia kami arritur që të ruajmë ekzistencën e Partisë Demokratike. Por me sa duket skenari i nisur duhet të çohet deri në fund dhe kështu sajohen akuza që ju keni kohë që i trajtoni edhe nga pikëpamja politike edhe nga pikëpamja juridike”.

“Ajo që dua të them është se kjo nuk është më një çështje personale e Sali Berishës apo e dikujt tjetër kundrejt qeverisë. Kjo është një çështje e rezistencës së opozitës. Goditet lideri i saj. Goditet në mënyrë të njëpasnjëshme. Goditet pa prova, në mënyrë të falsifikuar me të gjitha instrumentet që pushteti ka”, tha gjatë intervistës Bozdo.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco