BE diskuton sot mbi situatën Serbi-Kosovë

BE diskuton sot mbi situatën Serbi-Kosovë

08:02, 23/10/2023
A+ Aa A-

Luksemburg –  Bashkimi Europian do të diskutojë sot mbi situatën në rajonet ku kanë shpërthyer konfliket e fundit dhe ndër të to, edhe për situatën ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një njoftim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së,  të kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, thuhet se ky Këshill do të mblidhet sot në Luksemburg në ora 8.30.

Këshilli do të diskutojë situatën në Izrael dhe në rajon, pas veprimeve brutale të Hamasit dhe sulmet terroriste pa dallim kundër Izraelit si edhe ngjarjet që po shpalosen në Gaza

Po ashtu, për agresionin rus kundër Ukrainës, duke u fokusuar në angazhimet e BE-së për sigurinë si edhe zhvillimet në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Sipas çështjeve aktuale, Këshilli do të trajtojë ndër të tjera edhe marrëdhëniet me Kinën, situatën në Serbi dhë Kosovë dhe në rajonin Sahel.

Ministrat e BE do të marrin pjesë më pas në takimin e 19-të Ministror BE-Azinë Qendrore me Kazakistanim, Republika e Kirgistanit, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin. ​

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco