Bardh Spahia: SPAK ka dështuar të gjejë qoftë edhe shkeljen më të vogël në procedurën e privatizimit

Bardh Spahia: SPAK ka dështuar të gjejë qoftë edhe shkeljen më të vogël në procedurën e privatizimit

23:51, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Berdh Spahia

Kur u votua për reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK-ut në mënyrë unanime, nuk kishim ndonjë iluzion se Shqipëria do të  ndryshonte me magji dhe drejtësia do të vepronte vetëm përmes ligjit. 
Aktakuza e ngritur ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, është rasti kur drejtësia nuk flet përmes ligjit, por përmes urdhrave politikë. 

Së pari, aktakuza është qesharake. Sali Berisha akuzohet se është korruptuar nga vetë familja e tij. Kush mund ta marrë seriozisht një gjë të tillë, përveç një drejtësie që orientohet nga lufta politike dhe jo nga ligji?! 
Në 200 faqe, SPAK ka dështuar të thotë cila është përgjegjësia e Sali Berishës, i cili as ka nxitur dhe as ka kërkuar të bëhet privatizimi i ish Klubit “Partizani”. 
SPAK ka dështuar gjithashtu të gjejë qoftë edhe shkeljen më të vogël në procedurën e privatizimit.

Së dyti, akuza qesharake është e tillë, sepse shkel Kushtetutën. Ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të merret asnjë masë sigurie, pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.  Edhe këtu, nuk ka ndonjë iluzion se çfarë do të bënte Edi Rama, por çdo procedurë në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit na çon drejt eliminimit të demokracisë. 

Së treti, kjo aktakuzë qesharake dhe antikushtetuese, është aktakuzë tërësisht politike!

Procesi i montuar kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është i destinuar të dështojë! Por, si opozitarë, apo edhe si qytetarë që besojmë në demokraci, na takon të ngrihemi kundër kujtdo që përdor drejtësinë si armë politike, përpara se historia të përsëritet tragjikisht dhe rradha të jetë e kujtdo që guxon ti kundërvihet këtij pushteti kriminal. Le të jete ky proces politik një këmbanë alarmi për çdo shqiptar të lirë e të ndershëm që lirinë dhe demokracinë i ka akoma të shenjta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco