Koka: Çështja e ish-kompleksit Partizani është një gjyq i madh politik. Vetëm pse pronarët kërkuan pronën e grabitur në ‘46

Koka: Çështja e ish-kompleksit Partizani është një gjyq i madh politik. Vetëm pse pronarët kërkuan pronën e grabitur në ‘46

22:56, 22/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka ishte i ftuar këtë të diel në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhëndërit të Sali Berishës dhe kufizimin e lirisë të këtij të fundit.

Ai tha se kur e ka lexuar dosjen aty ka parë disa “non sense të mëdha” dhe shtoi se faktet në këtë dosje mungojnë.

“Dosja kishte non sense të mëdha. Gjithë procedura e kërkesës për heqjen e lirisë të zotit Malltezi, zotit Bektashi dhe të zotit Berisha është bërë vetëm me firmën e gjyqtares Enkeleda Millonai.

Ky është një hetim i rëndësishëm për të kuptuar vlerën e drejtësisë së re. Të gjitha dyshimet e bazuara mbi faktet që vetë prokuroria “na ka vënë në tryezë” tregojnë se ky është një gjyq i madh politik

Po i bëjmë gjyqin publik ca familjeve pronare që vuajtën 45 vite, se një nga pronarët tha se pronat i ishin sekuestruan në ’46. Tani po përballen sërish të njëjtët njerëz me këtë problem”,-tha gazetari Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco