‘SPAK po diskretiton veten’/ Paloka: Vegël e Ramës për eliminimin e opozitës në vend

‘SPAK po diskretiton veten’/ Paloka: Vegël e Ramës për eliminimin e opozitës në vend

21:18, 22/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edi Paloka thotë se SPAK është një vegël e politikës së kryeministrit Edi Rama, i cili po diskretiton veten.

Sipas Palokës, ajo që ndodhi dje ishte një akt në finalizim të gjithë luftës që po bën Rama për eliminimin e opozitës në vend.

Gjithashtu deputeti demokrat theksoi se ky akt i Ramës, ka ardhur pas shpalljes së aksionit dhe protestive nga opozita, pasi e pa se nuk kishte më lëvizje boshe.

Paloka: Ajo që ndodhi dje është e qartë për të gjithë që kanë njohu për politikën, ishte një akt në finalizim të gjithë luftës që po bën Rama për eliminimin e opozitës në vend. Një akt që erdhi të shtunën në darkë, pas dy herëve pasi grupi parlamentar i PD-së bllokonte parlamentin dhe protestave që do të rrëzonin regjimin.

Që në parlament Rama e pa se nuk kishte më lëvizje boshe, sepse më parë nuk e kemi bllokuar seancën, ku ata vazhdonin punën e tyre normalisht. Bashkë me bashkimin e grupit kanë dhënë efekt te Rama dhe kanë sjellë atë që ndodhi mbrëmë; arrestimin e dhëndrit të Berishës. E gjitha është një farsë dhe u dhanë faktet nga Berisha, ndërsa SPAK po e diskretiton veten me këto. SPAK është bërë vegël e politikës së Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco