Manjani: SPAK pas 3 vitesh hetimi duhet të nxirte provat. Standardi i ndjekjes penale abuziv dhe pa garanci kushtetuese

20:44, 22/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në Syri tv, ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka zbërthyer teknikisht shkeljet e prokurorisë (SPAK) në rastin e udhër-arresteve për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Manjani ngriti disa pyetje për SPAK dhe shtjelloi teknikisht se si do quhej me standard një hetim i tillë derisa të shkohej te urdhër-arrestet.

Pyetjet dhe çështjet që ngriti Manjani:

1- Çështja ngjan si sajesë me copëza ngjarjesh pa lidhje llogjike me njëra tjetrën.

2- A quhet favor që i bëhet pronarëve sorollatja 12 vjeçare?! Po prona publike që iu dha sheikut të Dubait në Durrës për 5 minuta çfarë quhet?

3- A quhet krim ti kthesh pronën pronarit?! Cili ligj u shkel që iu kthye prona pronarit?

4- Nga lindi konflikti, sepse pronarët nuk ishin në sherr me njëri-tjetrin?! Dmth ç'hyn Taulant Balla këtu?!

5- A quhet krim kur dy persona pronarë toke bashkohen për të bërë bisnes?!

6- Nëse Malltezi korruptoi Berishën, për sorollatjen 12 vjeçare, me sa lekë e korruptoi?! Kisha dëgjuar çdo gjë në familje, por jo korrupsion në familje.

Këto e çështje të tjera si këto duhet ti kishte sqaruar në 3 vite hetim SPAK dhe jo të na thoshte prap sot se "po hetojmë personat nën hetim".

Ata ose duhet të provonin veprimtarinë kriminale dhe t’i kishin marrë të pandehur nën akuzë personat, ose duhet ta kishte pushuar çështjen sepse nuk ka çështje.

Dhe në fund, ligji thotë qartë që arresti me burg jepet ndaj të pandehurit, jo personit nën hetim.

Aplikimi i këti ligji për personat nën hetim e bën standardin e ndjekjes penale abuziv dhe pa garanci kushtetuese.

Ky standard aplikohet rëndom sot, por opinioni kujtohet vetëm për rastet VIP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malsi23/10/2023 03:40

Ceshtja nuk eshte Saliu. Pas tre vitesh hetim SPAK akuzon ish Kryeministrin per miratim ligjesh (ne fakt kryeministri nuk miraton, as propozon, keshilli i ministrave po) dhe aktesh nen ligjore per privatizimin e nje pasurie perfitues i te ciles qe edhe dhenderi i tij. N . Ne nje veprimtari te organizuar kriminale qe ende pastron qindra miliona euro te buxhetit te shtetit ne mes te dites!!! Pyetja eshte cfare ben SPAK per thonj papreri Rama???

Shto koment

Denonco