‘Duhet ta marrësh në pyetje’/ Manjani: Arresti me burg zbatohet ndaj të pandehurit, jo ndaj një personi në hetim

20:00, 22/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, avokati Ylli Manjani ka sqaruar opinionin se ligji procedural i shkruar thotë arresti me burg zbatohet ndaj të pandehurit dhe jo ndaj një personi në hetim.  

Sipas Manjanit, kur ta marrësh personin të pandehur duhet ta kesh pyetur së paku një herë.

Manjani: Ligji procedural i shkruar thotë arresti me burg zbatohet ndaj të pandehurit dhe jo ndaj një personi në hetim. E njëjta gjë vlen edhe për masat e tjera jo vetëm për arrestin me burg.

Kur ti ke prova ngre një akuzë personi merret i pandehur. Pastaj ke legjitimitet të kërkosh një masë sigurie por jo ndaj çdo personi në hetim.

Kur ta marrësh personin të pandehur duhet ta kesh pyetur së paku një herë. Nuk është kaq e thjeshtë si e kanë bërë këta këtë histori.

Edhe Lefter Koka është arrestuar si person në hetim rrugës është bërë i pandehur. Kjo praktikë nuk ka lidhje me ligjin dhe jo me garancitë kushtetuese./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco