‘Malltezi person në hetim’/ Manjani: Qartësisht nuk ka prova! SPAK dhe gjykata po hetojnë akoma

19:55, 22/10/2023
A+ Aa A-

Avokati Ylli Manjani ka theksuar se ndalimi i Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashit është bërë si persona në hetim dhe jo si të pandehur.

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, Manjani tha se organet e drejtësisë qartësisht nuk kanë prova, pas 3 vjetëve në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme, sespe SPAK dhe gjykata thonë po hetojmë akoma.

‘Në ligjin procedural ka disa nivele të subjekteve që janë përballë prokurorisë, është personi në hetim, personi i pandehur dhe me këto prova shkon në gjyq dhe nqs gjykatësi i vërteton si të vërteta ti quhesh i dënuar. Këto janë tre nivele dhe tani këto 3 nivele janë në piramidë dhe jo në të njëjtin status sepse nqs do të pranojmë këtë, pasi mbi 90% e arrestimeve të SPAK janë për personat në hetim dhe kjo është e papranueshme është standardi më minimal më i ulët që ka pasur historia e shtetit’, tha Manjani.

Manjani: SPAK njofton se diku nga dhjetori i vitit 2020 ka pranuar një kallëzim për ndjekje penale nga zoti Taulant Balla për këta shtetas për çështjen e klubit partizani. Po i afrohemi mbylljes së vitit të tretë të hetimeve që pretendon se ka bërë SPAK dhe në fund të vitit të tretë, një prokuror i përgjithshëm që verpon në bazë të ligjit dhe jo në bazë të urdhrave ekstraligjor, duhet të binte në konkluzion të pjekur.

Ose këta persona pas hetimeve ishte siguruar prova dhe sot do ishin të pandehur dhe s’duhet të diskutohej fare jo masa sigurie, jo arrest etj. je i pandehur do shkosh në gjyq dhe mbaron historia sepse ndaj teje ka prova ose nqs këta s’kanë gjetur prova, sepse qartësisht nuk kanë prova, pra pas 3 vjetëve në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme, SPAK dhe gjykata thonë po hetojmë akoma sepse këta janë marrë në cilësinë e personit në hetim jo si të pandehur.

Në ligjin procedural ka disa nivele të subjekteve që janë përballë prokurorisë, është personi në hetim, personi i pandehur dhe me këto prova shkon në gjyq dhe nqs gjykatësi i vërteton si të vërteta ti quhesh i dënuar. Këto janë tre nivele dhe tani këto 3 nivele janë në piramidë dhe jo në të njëjtin status sepse nqs do të pranojmë këtë, pasi mbi 90% e arrestimeve të SPAK janë për personat në hetim dhe kjo është e papranueshme është standardi më minimal më i ulët që ka pasur historia e shtetit përfshi këtu edhe periudhën e Hoxhës nuk ka ndodhur as në komunizëm kjo gjë, personi nën hetim nuk është i pandehur, barazohet në të drejta me të pandehurin por kurrsesi nuk është e njëjta gjë.

Ky është një xhep i shpuar i drejtësisë penale. Të shpallin person në hetim të fusin dhe një masë arresti të harrojnë dhe në burg dhe hajt mirupafshim se diçka do dali për ty./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco