Rama nxjerr llaxoren e tij në mbrojtje të SPAK

Rama nxjerr llaxoren e tij në mbrojtje të SPAK

19:32, 22/10/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka 24 orë që hesht pas arrestimit politik të Jamarbër Malltezit dhe bllokimit të pasaportës së liderit të opozitës, Sali Berisha. 

Ndërsa hesht vetë dhe ka urdhëruar oborrtarët e tij të heshtin, Edi Rama ka ndërsyer llaxoren e tij që të reagojë në lidhje me ngjarjen e djeshme. 

Lulzim Basha, mbi të cilin rëndojnë akuza për korrupsion dhe gjobaxhi ka reaguar me ngazëllim pas vendimit politik të SPAK-ut. I marrë peng me dosjet korruptive nga Rama, llaxorja hidhet në sulm sa herë që goditet opozita nga prokuroria politike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai publikoi disa foto për të cilat tha se kishte bërë një takim në Dibër. Mes rreshtave ai thotë se qytetarët po vuajnë në varfëri për shkak të korrupsionit.

“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë,”- shkruan llaxorja e Edi Ramës.

I mbetur i vetëm, pa deputetë, pa vota, pa anëtarë, Lulzim Basha vijon të përdoret në mënyrë të pashembullt nga Edi Rama, siç është edhe rasti i postimit të sotëm të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco