Shkreli: Regjimi diktatorial është instaluar që mbrëmjen e djeshme, prandaj duhet një dhjetor i dytë

Shkreli: Regjimi diktatorial është instaluar që mbrëmjen e djeshme, prandaj duhet një dhjetor i dytë

19:15, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Eliona Kodra Shkreli

Këshilltare bashkiake e PD në Bashkinë e Shkodrës

Ngjarja e mbrëmshme më ka lënë një shije të hidhur... Ideali i studentëve të dhjetorit u thye mbrëmë, kur filloi sulmi tërësisht politik ndaj familjes së ish-kryeministrit, ish-presidentit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, prof.dr.Sali Berisha!

Rikthimi i regjimit ka kohë që është paralajmëruar... S'ka fjalë të lirë, s'ka media të lirë. Njerëzit kanë frikë të flasin se hiqen nga puna, studentët mohohen nga e drejta për të marrë diplomat. Njerëzit e pushtetshëm janë bërë të gjithë bashkë, një grusht njerëzish që udhëheqin mizorisht vendin dhe godasin këdo që çon krye'... E radhës ishte opozita!

Pas 10 vitesh, drejtësia kujtohet se Berisha paska bërë korrupsion, thua se sot qeveris një qeveri model, e papërlyer në korrupsion, krim, vjedhje votash, bashkëpunim me mafien...

Inceneratorët, koncesionet, tenderat, vjedhje nga më të ndryshmet dhe më profesionalet nuk qenkan asgja në sytë e SPAK...

Çfarë fatkeqësie si funksionon Shqipëria, ku opozita goditet dhe qeveria mbretëron, ku shqiptarët ikin e punësohen afganët, bangladeshasit, afrikanët etj. Opozitë e papushtetshme, por fajtore sipas drejtësisë dhe qeverisë për ish-ministrat e burgosur, ish-kryebashkiakët e turpit dhe korrupsionit, zv.kryeministra të arratisur dhe pothuajse të gjithë ministra aktualë apo ish ministra të liruar nga detyra para pak kohësh (miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Rama) që çdo ditë u dridhen këmbët nga thirrja për t'u paraqitur para SPAK-ut!

Kjo është një luftë tërësisht politike, po tentohet t'i mbyllet goja opozitës, e të mbretërojë qeveria e krimit e korrupsionit. Regjimi diktatorial është instaluar që mbrëmjen e djeshme prandaj duhet një dhjetor i dytë... Nuk mund të pritet më, laku është në fytin e çdo shqiptari. Nëse 'vritet' opozita, vritet shpresa e ndryshimit dhe e perspektivës!

Populli duhet të ngrihet, ky pak popull që ka mbetur! Rrugë tjetër s'ka, përveç protestave të qëndrueshme deri në çmontimin e diktaturës së re!

Protesta është forma më demokratike që shqiptarët duhet të ndërmarrin për të mbrojtur atë çka ka mbetur nga Shqipëria!

T’i dalim zot vetes dhe Shqipërisë, poshtë diktatura dhe regjimi rilindas!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco