Strazimiri: Diktatura u vendos! Kujdes spiunët!

Strazimiri: Diktatura u vendos! Kujdes spiunët!

19:02, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

"Diktatura nuk fillon në momentin kur vritet kundërshtari i parë politik, por kur një gjykatë nxjerr vendimin e parë kundër tij."

Meqë jemi zyrtarisht nën diktature:

(disa "Këshilla për Përdorim")

KUJDES‼

* Çdo diktaturë serioze, që të jetë e denjë dhe e respektueshme si e tillë, ka gjithmonë edhe spiunët, përfituesit dhe shërbëtorët e saj.

Ata i rekruton mes njerëzve të dështuar, pa karkater, me vese, me "cen", kundrejt shtrëngimit, kundrejt pagesës dhe përfitmit apo përmes të dyjave bashkë!.

Si ti dallojmë⁉

Duke nisur nga sot, do të thonë të gjithë njëzëri:

- "Lereni drejtësinë të flasë"

- "Kur flet drejtësia të gjithë duhet të heshtim"...

E kanë fjalën për këtë "drejtësinë" e këtyre...

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco