Si mbonte me thonj Rama inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston

Si mbonte me thonj Rama inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston

17:49, 22/10/2023
A+ Aa A-
Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur shpesh çështjen e inceneratorëve, edhe pse është cilësuar si mega afera e shekullit.
Pavarësisht se për këtë çështje ndodhen pas hekurave ish-ministri Lefter Koka, ish-zyrtarë, në kërkim ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, sërish për Ramën qëllimi e justifikon mjetin, pasi sot Shqipëria është më e pastër, sidomos kryeqyteti, edhe pse në Tiranë inceneratori i pretenduar nuk ekziston, pasi nuk ka incenerim mbetjesh.
Këtë fakt, Rama e ka ritheksuar në intervistën e fundit të dhënë për Opinion, në 19 shtator, ku shprehej se nëse investimi nuk do të kryhej, kryeqyteti do mbulohej me plehra. Ndërsa gazetari Blendi Fevziu i rikujton se nuk është kryer asnjë investim për inceneratorin e Tiranës.

Pjesë nga debati:

Rama: Tirana nëse nuk do të ishte bërë ai investim atje, do të ishte e mbytur me plehra.

Rama: Or Zotëri, edhe njëherë, unë po flas për pastrimin e Tiranës, nuk po flas…

Fevziu: Pastrimi i Tiranës është çështje e bashkisë, nuk është çështje…

Rama: Nuk është fare kështu siç thua ti, nuk është fare. Durrësi… a u mbyt Durrësi nga plehrat që u mbushën kronikat e televizioneve çdo ditë, çdo ditë e çdo ditë? Ku vajtën ato plehra? Ku vajtën? Vajtën atje pra, te ai investimi që është bërë aty, shkojnë atje. Plehrat e Rrogozhinës dhe Kavajës ku venë? Shkojnë atje.

Pamjet me dron tregojnë të vërtetat “lakuriqe”, por Rama nuk i pranon, teksa instrukton se çfarë duhet të shohin njerëzit në këto pamje, por kurrsesi syri i tyre nuk duhet të kapë mosekzistencën e inceneratorit.

Fevziu: Kemi ngritur dronin, nuk ka investim. U mbyll, vetëm groposen plehrat. Është e njejta gjë që është bërë gjithmonë.

Rama: Është një banalitet shumë i madh ky.

Fevziu: Jo, nuk është banalitet ky, më vjen keq.

Rama: Dronin, kur ta ngresh dronin, merr edhe njerëz të të informojnë se çfarë duhet të shohësh atje, sepse nuk është që janë groposur plehrat sepse aty ishte një katastrofë humanitare po të them. Në Sharrë nuk kishte më kapacitete, aty është bërë një superinvestim se janë zgjeruar gjithë ato hapësira, janë vendosur gjithë ato shtresa, pse çfarë është ajo, shko mbulo aty?

Është e faktuar se në Sharrë nuk ka incenerator, por ka vetëm male me plehra, që rrezikojnë ta kthejnë zonën në një katasrofë ekologjike, një katastrofë që përveçse nuk inceneron plehra, mbetjet i vendos stok, i gropos dhe bashkë me mbetjet “gropos” edhe xhepat e shqiptarëve çdo ditë e më shumë, edhe pse deri më tani u ka rrëmbyer plot 110 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco