Harxhi: Rama me skenarë ogurzi për 2025, po do të kenë një kryengritje të fuqishme të popullit opozitar edhe të shqiptarëve në përgjithësi

Harxhi: Rama me skenarë ogurzi për 2025, po do të kenë një kryengritje të fuqishme të popullit opozitar edhe të shqiptarëve në përgjithësi

17:43, 22/10/2023
A+ Aa A-

Ish-zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, ka komentuar këtë të dielë arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën e caktuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për dosjen ‘Partizani’.

Në një intervistë për Ora News, Harxhi u shpreh se kjo është një përndjekje e pastër politike. Ajo shprehet se Rama nuk do opozitë dhe ka vendosur që të merret një vendim i tillë politika ndaj kryetarit të opozitës.

Ajo tha se të gjitha këta janë skenarë ogurzi dhe do të kenë një kryengritje të fuqishme jo vetëm të popullit opozita, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Harxhi: Rama nuk do opozitë dhe kur jemi 1.5 vite larg nga zgjedhjet e përgjithshme ka vendosur që të merret një vendim i tillë politik ndaj kryetarit të opozitës, duke menduar se mund të shkatërrohet opozita. Të gjitha këta janë skenarë ogurzi dhe do të kenë një kryengritje të fuqishme jo vetëm të popullit opozitar, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Gjithçka ka nisur me vendim e Bashës për të përjashtuar Berishës marrjen e logos dhe vulës me vendimi gjykate, përçarja e opozitë në kuvend dhe vjedhja e zgjedhjeve, janë në vazhdën e shkatërrimit të opozitës që është në përfitim të Ramës dhe oligarkisë ndërkombëtare. Në shumë vende të Evropës ka ndodhur ky shkatërrim i së djathtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco