VIDEO/ Vasili: Kjo është një ditë e errët për SPAK

17:42, 22/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar sulmin që drejtësia në duart e qeverisë po kryen ndaj liderit të opozitës ishte deputeti i PL, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se kjo është një nga ditët më të errta të SPAK dhe kur bëhet një sulm i tillë ndaj opozitës dhe liderit të saj imagjinojeni se çfarë pëson një qytetarët i thjesht në Shqipëri.

"Duhet ta themi se sot janë ditët më të errëta të SPAK, ajo strukturë që u ngrit si pjellë e reformës në drejtësi dhe është një nga momentet më të këqija, dhe nuk di se për çfarë mund të flitet nga sot e më pas. Po mundohem të largohem nga sfondi politik ne shikojmë se në akuzë është një SPAK kaq keq  kapur dhe kaq keq në funksion të qeverisë pasi vendimi për ndryshimin e territorit të kompleksit Partizanit nga zonë sportive në zonë ndërtimi është bërë nga Rama.

Berisha ka bërë vetëm njohjen e vendimit nga ana e bashksië së Tiranës për të ndryshuar destinacionin e pronës. Kur arrihet të bëhen veprime të dhumshëm antiligjore, ndaj Berishës dhe kreut të opozitës mendojeni se çfarë do ta gjeje qytetarin e thjesht.

Proceduat për privatizimin  klubit të Partizanit është nisur që para shumë vitesh dhe Këshilli i Territorit të Tiranës ka vulosur këtë gjë ndërsa Berisha ka bërë vetëm njohjen e këtij vendimi. Si do ta besojnë shqiptarët SPAK kur në dokumentin e tij personi që ka bërë këtë veprim është Rama dhe nuk i përmendet as emri ndërsa ai institucion që ka bërë njohjen e këtij vendimi qenka i padrejtë ndërsa Rama që e ka firmosur është i drejtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco